“Nuk ka krim shqiptar në BE”/ Vasili i përgjigjet Ramës: Pacipësi, e vërteton edhe raporti i DASH që…

Oct 18, 2020 | 16:17
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama në Mynih të Gjermanisë, i cili tha se nuk ka krim shqiptar në BE.

rama vasili

Sipas numrit dy të LSI, ajo që deklaroi Rama është një pacipësi, pasi edhe DASH e vërteton që krimi ka kapur qeverinë.

Deklarata e Petrit Vasilit

Jemi sot në këtë komunikim së bashku sepse pacipësi, mashtrimi kaloi gjithë kufijtë. Edi Rama në një forum ndërkombëtar që u zhvillua në Munih, në forumin Europa Park deklaron: “Krimi shqiptar nuk ekziston, nuk ka krim shqiptar”. Pra Edi Rama guxon e thotë që krimi shqiptar nuk ekziston dhe se nuk ka krim shqiptar.

Shumë nga ju që na ndiqni nga shtëpia që unë në emër të opozitës shqiptare dhe të LSI-së do të ktheja përgjigje dhe do të bëja komentet e mia, jo të nderuar qytetarë shqiptar. Absolutisht jo nuk do ta bëj një gjë të tillë pasi jam i bindur që mes meje dhe Departamentit Amerikan të Shtetit padyshim ju do të kishit një besim akoma e më të madh tek Departamenti Amerikan i Shtetit si një analizues, vlerësues shumë i fuqishëm i pavarur, objektiv dhe i vendit më të rëndësishëm dhe partnerit më të rëndësishëm siç është SHBA.

E çfarë thotë Departamenti Amerikan i Shtetit përkundrejt mashtrimeve të këtij gënjeshtari pa shërim, por nuk është thjesht një gënjeshtar, e ka rrëmbyer krimi për zverku dhe nuk e lë të flasë, por e detyron të gënjej sepse përpara se t’iu lexoj se çfarë thotë Departamenti Amerikan i Shtetit, ju e dini që kriminelët ky i ka në Kuvend të Shqipërisë, deputet kriminel dhe me rekorde kriminale, i njihni të gjithë. Kryetarët e Bashkive me rekorde kriminale, shpërndarës droge e hajdutë e çfarëdo që të jenë i njihni të gjithë e plotë drejtorë e njerëz të tjerë që përbëjnë kastën e tij drejtuese. Këtë e dinë të gjithë, por çfarë thotë Departamenti Amerikan i Shtetit: “Shqipëria është vend burimi i kanabisit që drejtohet nga krimi i organizuar, është vënë tranziti për heroinën e kokainën “, që komandohet gjerësisht dhe lehtësisht nga krimi i organizuar dhe lëviz drogërat e paligjshme pasi korrupsioni i lartë, mungesa e qeverisjes, pra qeveria e keqe që ia bën autostradë, ia bën shumë të lehtë këtë gjë.

Çfarë thotë tjetër Departamenti Amerikan i Shtetit: “Evidentohen laboratorë të drogës:, pra që i lejon dhe i mbështet qeveria dhe është e gjitha në funksion të tyre. Shqipëria evidentohet thotë Departamenti Amerikan i Shtetit, kujtoni ky thotë nuk ka krim, thotë se Shqipëria evidentohet si bazë për veprimtarinë e krimit të organizuar, për krimin që vepron kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Evropës, Lindjen e mesme dhe Amerikën e Jugut. Shqipëria thotë Departamenti i Shtetit është shënuar në prodhues dhe eksportues të sasive jashtë zakonisht të mëdha të marijuanës drejt Europës, por edhe një vend tranzit edhe për heroinën dhe kokainën që vjen nga Afganistani si një portë kyçe tashmë Shqipëria për shpërndarjen e drogës në gjithë Europën. Ju e dini fare mirë, që jo vetëm ka krim të organizuar, por krimi i organizuar ka rrëmbyer vetë kokën e qeverisë në të gjithë nivelet e saj. Shqiptarët nuk janë njerëz që i gënjen dot kollaj, as një mendje shumë e zgjuar jo më një mendje e trashë si e Edi Ramës, sepse një nga drejtuesit kryesor të operacionit të famshëm forca e ligjit u evidentua nga partnerët ndërkombëtarë që u shiste informacione kriminelëve. Pra kjo strukturë që u ngrit nga Edi Rama që do të luftonte kriminelët ishte vetëm dhe vetëm një strukturë për të marrë informacione nga partnerët ndërkombëtarë që duan të luftojnë krimin e organizuar në Shqipëri e për t’ia dhënë krimit. Pra shërbëtorët e krimit do të luftojnë krimin. Shqiptarët përballen dhe mjaftë më një veprimtari kriminale shumë të përhapur në përditshmërinë tonë, në makina që digjen në mes të ditës, në vrasjet që ndodhin tek pragu i shtëpisë, vrasje që kanë  të bëjnë edhe me njerëz që mbulojnë detyra shtetërore. Pra një krim dhe një pasiguri që ka pushtuar anë e mbanë vendin, kjo nuk është asnjë shtesë, koment i ekzagjeruar apo i njëanshëm i opozitës shqiptare, këto janë vetëm e vetëm fakte të kthjellëta e të qarta. Krim të organizuar ka, është ulur këmbë kryq në qeverisjen e vendit, jo siç thotë Edi Rama që krim nuk ka, dhe kur krimi kap kokën e operacionit forca e ligjit “OFL” që e keni dëgjuar vazhdimisht edhe që e shtron Shqipërinë në bazë të krimit të organizuar, dhe kur krimi i organizuar dhe paratë e tij blen qeverinë, rrëmben median, pastrojnë paranë, duke shtuar Shqipërinë në vendin e pastrimit të parasë dhe Shqipëria rifutet në listën e zezë për shkak të rritjes së krimit, nga lista e zezë ku kishte dalë më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura