Nuk ka fund saga e tenistit Novak Gjokoviç, muzik dhe pornografi shfaqen befasisht gjatë gjyqit në Australi

Jan 10, 2022 | 12:43
SHPËRNDAJE

Saga e tenisitit Novak Gjokoviç duket se nuk ka fund, kontraditave mes drejtësisë dhe autoriteteve australiane iu shtua dhe një incident interesant që ndodhi gjatë seancës gjyqësore ku po diskutohej mbi çështjen e tensitit.

novak

Gjatë seancës gjyqësore, një grup i paidentifikuar hakerash, hakuan lidhjen e internetit dhe vendosën në transmetim muzikë me zë të lartë dhe përmbajtje pornografike.

Për shkak dhe të situatës së krijuar nga Omicron, seanca gjyqësore ku do të vendoset fati i tenistit nëse ai do të mund të hyjë dot në Australi i pavaksinuar u mbajt online.

Pak minuta para se seanca të fillonte, gazetarët klikuan në një link që kishte skaduar, të ofruar nga gjykata, pa e ditur se ai link ishte ndryshuar. Në vend se ta shihnin seancën, atyre iu shfaqën imazhe pornografike.

Kujtojmë se Novak Gjokoviç nuk është lejuar të hyjë në Australi i pavaksinuar, ai qëndron I izoluar në aeroportin e melburnit në pritje të vendimit të gjykatës që mund ta autorizojë të marrë pjesë në Australian Open.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura