Nuk ka festë për Murinjon, Roma anulon eventin për Krishtlindje

Dec 16, 2021 | 11:43
SHPËRNDAJE

Si çdo vit në prag Krishtlindjes skuadrat organizojnë një festë të vogël. Megjithatë këtë vit do të jetë ndryshe për skuadrën e Romës. Kryeqytetasit kanë anuluar festën e përvitshme, për dy arsye.

murinjo

E para është përshkak të rasteve të shumta të COVID-it, dhe frika e një infektimi të lojtarëve ka bërë që drejtuesit të ndalojnë eventin në Trigoria. E dyta është ndeshja e ardhshme kundër Atalantës. Murinjo nuk do shpërqendrime dhe preferon ta ketë ekipin gati.

Kështu që nuk ka festë Krishtlindjesh për Romën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura