“Nuk ka dhënë rezultatet e duhura për shkak të…”- Ministri i Maqedonisë së Veriut tregon eksperiencën me legalizimin e kanabisit mjekësor

May 9, 2022 | 13:09
SHPËRNDAJE

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut në një konferencë të përbashkët me homologen shqiptare nga Tirana, foli edhe për eksperiencën e vendit të tij në lidhje me legalizimin e kanabisit mjekësor.

kanabisi-rama

Duke treguar se çfarë nuk ka funksionuar që kjo nismë në Maqedoninë e Veriut nuk ka dhënë rezultatet e duhura, tha se janë të gatshëm të ndajnë eksperiencën e tyre me Shqipërinë, e cila është drejt legalizimit të kanabisit mjekësor.

“Si ministër i Maqedonisë së Veriut kemi eksperiencën e duhur sa i përket legalizimit të kanabisit. Nuk ka dhënë rezultatet e duhura për shkak të ligjit që kemi për momentin, ku lejohet vetëm prodhimi e eksportimi i vajit të kanabisit.

Marrë parasysh që nuk e kemi teknologjinë e duhur por as tregun e duhur për momentin nga ana e investitorëve që janë duke bërë investime të tilla, pothuaj nuk ekziston eksporti.

Me siguri duhet të ndërhyhet në ligjet momentale që ekzistojnë në Maqedoninë e Veriut për ta lehtësuar tregtinë. Sa i përket eksperiencës sonë, jemi të gatshëm ta ndajmë me Shqipërinë, por për momentin në Maqedoninë e Veriut lejohet vetëm eksporti i vajit të kanabisit e jo i lules së kanabisit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura