Interi arriti të korrte një sukses mjaft të rëndësishëm mbrëmjen e djeshme për rrugëtimin në Champions, duke triumfuar 1-3 në transfertën e Tiraspolit ndaj Sherifit.
Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi ngjitet në vendin e dytë në grup dhe arrin kuotën e 7 pikëve dhe nga tani e në vazhdim është padrone e fatit të saj.
Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, Interi ka shënuar gjashtë gola ndaj Sherif Tiraspoli në këtë edicion të Champions-it, ku me asnjë skuadër nuk ka bërë kaq mirë në një sezon në këtë kompeticion.
Ndeshjen e ardhshme zikaltërit kanë derbin ndaj Milanit në kampionat, ndërsa në Champions do të sfidojnë në shtëpi Shahtjorin dhe Realin në transfertë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al