Nuk ka alternativa, Reja fton përsëri Mitajn për ndeshjet e shtatorit

Aug 16, 2021 | 19:15
SHPËRNDAJE

Mario Mitaj nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses Shpresa në ndeshjet e kësaj grupmoshe në muajin shtator. Mbrojtësi i talentuar i cili është pjesë e AEK, do të jetë nën urdhrat e Edi Rejas për ndeshjet ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos që kuqezinjtë luajnë në muajin shtator.

mitaj 1

Mitaj ka marrë sot ftesën në klubin e tij dhe do të jetë pjesë e grumbullimit që do të nisë në ditët e fundit të gushtit, për të përgatitur këto ndeshje shumë të rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve në Katar 2022. Për mbrojtësin nuk është hera e parë që bëhet pjesë e grumbullimeve kuqezi dhe ai ka mundur që të debutojë me përfaqësuesen A duke luajtur si zëvendësues pikërisht në ndeshjen ndaj San Marinos.

Zgjedhja e Mitajt vjen edhe për faktin se Reja i ka opsionet e numëruara në mbrojtje, për shkak të dëmtimeve. Situata më shqetësuese është me mbrojtësit e krahut, pasi dëmtimet e Lenjanit dhe Veselit e kanë lënë pa alternativa atë, ndaj është afruar Mitaj i cili luan si mbrojtës i majtë.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura