“Nuk jemi në një situatë të mirë”, eksperti flet për rritjen e rasteve dhe ka një paralajmërim

Sep 28, 2020 | 16:47
SHPËRNDAJE

Dr Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive ne SHBA, duke iu referuar shifrave te fundit te koronavirusit, thotë se vendi “nuk është në një situate te mirë”, raporton BBC.fauci

Duke folur për “Good Morning America” të ABC, Dr Fauci thotë se komuniteti duhet te jete shume i kujdesshem, pasi me vjeshte-dimrin dhe ftohjen e motit, ka rreziqe te shtuara.

“Sigurisht që ka pjesë të vendit që po shkojnë mirë,” shton ai. “Por … ka shtete që kanë filluar të tregojnë një ngritje në rastet e reja, madje edhe disa rritje të shtrimeve në spital në disa shtete. Dhe, edhe pse shpresoj që jo, ne mund te shohim nje rritje edhe te vdekjeve”- thote ai.

SHBA ka raportuar më shumë se shtatë milion raste të konfirmuara të virusit dhe më shumë se 200,000 vdekje, shifra qe jane cilesuar si nder me te lartat ne bote.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura