DASH paralajmëron shtetasit amerikan në Shqipëri: Kujdes në Elbasan

Sep 4, 2018 | 22:53
SHPËRNDAJE

Të premten në Elbasan luhet ndeshja Shqipëri-Izrael, e cila është e vlefshme për kompeticionin Liga e Kombeve.

DASH në një njoftim për këtë ndeshja lajmëron qytetarët amerikan që jetojnë në Shqipëri që të kenë kujdes.

ambasada

Në një njoftim shkruan se nuk kanë kërcënime nga ndonjë person i caktuar, por sërish bëjnë thirrje për të pasur kujdes.

“Një ndeshje futbolli do të luhet mes Shqipërisë dhe Izraelit në 7 shtator, ora 20:45. Edhe pse nuk jemi në dijeni për kërcënime specifike ndaj shtetasve amerikanë, i ftojmë që të kenë kujdes pranë stadiumit të Elbasanit, para dhe gjatë ndeshjes”, shkruhet në njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura