“Nuk jemi në Amerikën Latine këtu”/ Presidenti Meta për grevën në Albcontrol: Kryeministri t’i thërrasë mendjes! Një shaka shumë e rëndë. I gatshëm të…

Apr 7, 2021 | 19:54
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha nga Vlora që kryeministri Edi Rama duhet t’i thërrasë mendjes. Teksa e konsideron si një marrëzi atë që po ndodh me grevën në Albcontrol, Presidenti thekson se ajo është një situatë artificiale e krijuar.

Presidenti Meta nuk nguroi të bënte edhe ironi me aeroportet e shumë përfolura të qeveria, duke theksuar se atë të Vlorës nuk e kishte gjetur por kishte ulur avionin në aeroportin e Orikumit.

Meta: Në këtë moment delikat dua të shpreh keqardhjen time të veprimit të atyre kontrollorëve. Kryeministri në detyrë duhet t’i thërrasë mendjes. Nuk jemi në Amerikën Latine këtu përpara disa dekadave. Unë nuk e humbas durimin. Nuk shqetësohem nga provokimet e qëllimshme që bëhen, që kanë vetëm një problem; dramën e zgjedhjeve pluraliste, të cilat do të bëhen dhe nuk e luan topi.

Unë e ftoj kryeministrin, ministren, Sindikatën të bëjmë takime të afërta, edhe përfaqësues të vendeve të NATO-së, Bashkimit Evropian dhe institucioneve evropiane të kontrollit të trafikut ajror sepse kemi detyrime, që të zhvillojmë një bisedë dhe të japim një zgjidhje të logjikshme kësaj situate.

Siç u kam thënë edhe kontrollorëve, duhet të jeni të detyruar të jeni realist. Zgjidhje në raport me Kosovën apo ndonjë vend tjetër të rajonit, duhet të japim. Në mënyrë që siguria kombëtare të sigurohet. Gjithë ky tension është artificial, është një marrëzi.

Avioni u ul në aeroportin e Orikumit këtë radhë se të Vlorës nuk e gjeta dot. Vetëm një i marrë mund ta bëjë këtë. Kjo është një shaka shumë të rëndë. Zgjidhje daneze nuk ka por siç ka bërë Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura