“Nuk jemi këtu aksidentalisht”, Klop flet para finales me Realin: Ja kë shikoj favorit

May 27, 2022 | 17:42
SHPËRNDAJE

Liverpuli do të luaj ndeshjen e fundit të këtij sezoni dhe më të rëndësishmen përballë Realit të Madridit në sfidën finale të Ligës së Kampionëve, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë lavdinë absolute në Europë. Në konferencën përpara ndeshjes, tekniku i skuadrës angleze, Jurgen Klop, komentoi për këtë sfidë dhe për formën që po kalon ekipi.

klop

Gjendja e ekipit? – Jemi mirë. Fabinjo është stërvitur mirë, ndërsa Taigo u stërvit dje me grupin. Sot do të shohim dhe do të bëjmë zgjedhjet tona.

Ndjenja për fitore? – Nuk e di, ne duhet ta bëjmë këtë pyetje në fund të sfidës. Ne luajmë përballë ekipit me më shumë trofe, me një trajner që i ka fituar të gjitha. E vetmja gjë që po mendojmë është se si ta fitojmë ndeshjen.

Një ripërballje? – Ne e humbëm ndeshjen. Ne jemi të gjithë të motivuar nga disa gjëra të ndryshme. Ne kemi 25-26-27 lojtarë dhe të gjithë janë të motivuar ndryshe. Nuk e kemi harruar çfarë ndodhi në Kiev, por kemi mjaftueshëm motivim për të mos e parë sërish.

Mane? – Sadio po kalon sezonin më të mirë të jetës së tij, është kënaqësi ër sytë që ta shikosh atë. Nuk mund të flas për Bajernin e Mynihut, ne vetëm po mendojmë për finalen. Është e rëndësishme për të, për ne… Nuk është hera e parë që lajmet për Bajernin e Mynihut dalin para një ndeshjeje të rëndësishme tonën.

Nabi Keita? – Ai po stërvitet normalisht, është në një moshë perfektë, ka shumë eksperiencë. Të duhet kohë për t’u përshtatur kur vjen në ekipin tim. Ai ka qenë fantastik gjithashtu, është në formën më të mirë të jetës së tij.

Fusha? – Të dyja skuadrat kanë një ecuri të mirë të ndeshjeve. Nuk e di nëse fusha do të jetë e mirë ose jo. Ndoshta është perfektë, edhe pse nuk duket ashtu. Shpresoj që askush të mos flasë për fushën. Ne jemi të lumtur që jemi këtu. Ne jemi gati, por historia do na e tregojë. Jam krenar për çfarë kemi bërë, ka qenë speciale. 120 minuta me Çelsin dhe më pas penalltitë… Do të isha më mirë në rast fitoreje, shumë më mirë.

Kush është favorit? – Nuk e di. Nëse mendon për historinë, eksperiencën e kundërshtarit, se si Reali i Madridit është kthyer në situata të caktuara… mendoj se është Reali. Nëse ne jemi në formën më të mirë, atëherë mendoj se është vështirë të luash kundër nesh. Siguria e lojtarëve të Realit do të jetë shumë e lartë dhe kjo është diçka e rëndësishme në futboll.

Përsëri te Mane… – Është koha më e keqe për të folur për këtë gjë. Kudo që ai do të luaj, ai do të mbetet një kampion i madh padyshim.

Çfarë do të ndodh nesër? – Kur je në një skenë të madhe, do të duhet të bësh një performancë të madhe. Ne e bëmë në Kiev. Ne mësuam se si të fitonim. Askush nuk mund të ndihmoj, të duhet kohë. Kam humbur shumë finale në jetën time. Djemtë janë rritur vërtetë në tre vitet e fundit. Ne jemi pjesë e një klubi masiv. Ne kemi arritur këtu në kohën e duhur.

Përgatitjet? – Unë besoj se kur bën gjënë e duhur gjatë gjithë kohës, është gjëja e duhur dhe për finalen. Ne nuk jemi këtu aksidentalisht. Ne jemi vërtet një kundërshtar i bezdisshëm.

Vendi dhe mesazhi për Ukrainën? – Jam i lumtur që sfida luhet këtu për mijëra arsye. Lufta po vazhdon akoma dhe ne duhet të mendojmë për këtë gjë. Loja po vazhdon dhe që nuk luhet në Shën Petërsburg është mesazhi i duhur. Ne do e luajmë këtë ndeshje për njerëzit e Ukrainës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura