“Nuk jemi kacafytur shumë…”, Loredana tregon arsyen e ndarjes nga Mozzik: Do ta dua gjithmonë, askush nuk ma heq këtë të drejtë. Ai më bëri…

SHPËRNDAJE

Loredana Zefi ka folur për herë të parë hapur për arsyen e ndarjes nga Mozzik. Reperja tha se sipas saj nuk ka pasur asnjë arsye për ndarjen mes tyre, duke shtuar se të dy kanë qenë të stresuar.

Loredana tregoi se pavarësisht të gjithave e do Mozzik dhe askush nuk mund t’ia heqë këtë të drejtë pasi ai i bëri dhuratën më të bukur në botë, vajzën Hanën.

Ndërsa shtoi se ndarja e tyre nuk është bërë për marketing pasi asnjëri prej tyre nuk ka nevojë për këtë gjë.

“Të dy nuk duam të bëjmë marketing me anë të vajzës sepse kur ajo të rritet do i lexojë gazetat do thotë mamai pse thuhet qe jeni ndarë kur jeni bashkë. Nuk kemi nevojë as unë dhe as Mozzik për marketing që të bëjmë ndarje për të na parë njerëzit, kemi pasur gjëra të tjera për të rënë në sy.

Pse ka ndodhur? Aq saktë nuk mund ta tregoj por nuk e di, është shumë e vështirë të tregoj pse-në sepse për mua nuk ka qenë kurrgjë arsye për tu ndarë. Për mua duhet të ndodhin shumë gjëra që të ndahen dy njerëz bashkë. Tek ne nuk ka ndodhur aq shumë për të pasur arsye për tu ndarë por ka qenë problemi që kemi qenë të dy të stresuar. Shumica e njerëzve mendojnë se është mirë të punojnë të dy në të njëjtën punë, ai është reper dhe unë repere, punojmë në të njëjtën studio, 365 ditë kemi qenë non stop bashkë normal që dhe kacafytesh. Nuk jemi kacafytur shumë, 80% të lidhjes e kemi çuar shumë mirë bashkë. Është njeri që e respektoj shumë dhe do e respektoj gjithmonë sepse është babai i fëmijës sime. Vajza ime duket si Mozzik dhe unë vajzën time e dua më së shumti në botë, dhe këtë njeri e dua më së shumti në botë. Askush nuk mundet në botë që të ma hekë, dhuratën më të bukur në botë e kam prej tij. Po mundohemi pak të qetësohemi, unë jam më e qetësuar tani fizikisht dhe mendërisht. Edhe ai mendoj se është qetësuar pak,”- tha ajo e ftuar në emisionin “Nin”.

Repeja u shpreh se Hana është arsyeja që i dha forcë dhe erdhi në jetë me dëshirën e saj dhe Mozzik për tu bërë prindër.

“Vajza është gjithmonë arsyeja që më ka dhënë forcë. Çfarëdo që të ndodhë nëse e di që ajo është mirë është ok. Me Mozzik kemi qenë në një situatë ku kemi thënë ok unë jam gati të bëj fëmijë, ai ishte gati të bënte fëmijë,” – tha ajo.

         

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.