“Nuk jemi çift!”/ Pas deklaratës së papritur, Pajtimi merr një vendim për marrëdhënien me Sarën: Do e ruaj, sepse…

Nov 24, 2021 | 12:12
SHPËRNDAJE

Sarah dhe Pajtimi shkëmbyen një puthje në buzë duke u bërë çifti i parë në “Big Brother VIP”. Por mbrëmjen e djeshme, dyshja tha se nuk janë bashkë.

sarah berisha

Kjo deklaratë e tyre i habiti të gjithë. Megjithatë, Sarah dhe Dj PM thanë se nuk duan që të tjerët jashtë të mendojnë se po bëjnë lojë, prandaj vendosën të luajnë vetëm.

Pas spektaklit, Pajtimi ka diskutuar me Arbrin për raportin e tij me Sarën. Ai tha se deri më tani ka qenë i vetmi që ka bërë shumë për të, ndërkohë që Sara nuk ka bërë pothuajse asgjë për të çuar marrëdhënien e tyre një hap më tej.

Tani që blogerja vendosi ta puthë para të gjithëve, Pajtimi tha se ka ardhur momenti që dhe ai të marrë disa vendime për veten.

sarah pajtimi (4)

Pjesë nga biseda:

Pajtimi: Nëse do që gjithçka të jetë në rregull, fol çfarë ndjen. Mos u mundo me e çu më poshtë situatën. Isha keq. Se në njëfarë mënyre ajo e qiti atë që duhet të thotë në realitet. Tani edhe unë duhet të shoh se si po ndihem. Se nuk është lehtë. Nuk më ka munduar kurrë, por nuk është e lehtë. ‘Hajd se bën, hajd se pret’, ok, unë press, por mos flit diçka që nuk e ndjen. Flit realitetin, bëhu e sinqertë. Unë këtë karakter kam. 100 herë i kam thënë ‘Ti e ke në dorë’. Kur erdhi koha me vendos, ‘Jo, unë e shoh si shok’. Ok, tani edhe unë ça me prit?! Edhe unë prandaj se mora fajin përsipër. Thash atë që mendoj. Këtu brenda të paktën, nuk… Nuk do me thënë tani që atë që e thua ta mbash non stop. Unë e ruaj Sarën se me të vërtet më pëlqen.

Arbri:Edhe nëse kurrgjë mos të keni ju, ruaje të mos lëndohet se me të vërtet është shpirtmirë, njeri pa sherr. E di që s’e bën me qëllim. Është njeri i mirë.

Pajtimi: Mos të ishte njeri i mirë… Ama këtu është problemi se tani me iu afru e me fol me sarën, tani njerëzit mendojnë se po bëj lojëra, nuk e dinë që ashtu e ndjej.

Arbri: Jo, sepse ti nuk the që s’do të kesh asgjë me të. Ajo e ka shprehur që s’do të rrijë këtu brenda përmes teje. Ti the që dua t’i respektoj mendimin dhe kur të dalim është tjetër muhabet. Kjo s’do të thotë që këtu duhet me u fik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura