“Nuk je vajza që njoh unë”/ Babai surprizon Fifin në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe e kritikon ashpër për…

Oct 27, 2021 | 9:19
SHPËRNDAJE

Fifi ka kaluar shumë emocione të forta në shtëpinë e Big Brother VIP, të cilat kanë qenë si pozitive, ashtu edhe negative. Këngëtarja ka përjetuar edhe ankth në momentin kur Graniti i tha se nuk e sheh dot më shumë se shoqe, gjë që u bë shkak edhe për thirrjen e ambulancës.

fifi

Mbrëmjen e djeshme, artistja tregoi një pjesë të historisë së jetës së saj, ku ceku problemet dhe vështirësitë që ka kaluar së bashku me familjen. Ajo tregoi se i ati është pika e saj e dobët në jetën jashtë shtëpisë.

Kanë hequr dhe lekun e bukës që unë të bëhem dikushi. Babi është shoku im më i mirë. E kanë përjetuar keq kur erdha në Shqipëri 20 vjeçe. Kam pas ditë që s’kam pas bukë me hongër. Nuk kisha lekë tu shkoja, nuk kishin lekë të vinin. Kam nejt katër muj pa i taku.

I kam nxjerr prej vorrit ato lekë, kam gjet një mënyrë me ua çu veç mos me i mungu nonës e babës kurrgjë. Jam e drejtë, ekspresive si babi, këngëtare, artiste si mami. Janë të dy natyra shumë të ndryshme dhe prej të dyve kam marrë shumë.”,- tregoi ajo.

fifi1

Ndërkohë, pasi e takoi të atin, ai nisi ta kritikonte ashpër për sjelljen dhe lojën që këngëtarja po bën në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Pjesë nga biseda:

Babai: S’je ti Fifi, si jemi msu me të pa. Nuk je Filloreta që njoh unë, ajo që du unë. Nuk po du me të ngarku më shumë. Ti duhet me mbështet njerin. Me qenë Leta babit. Kam ardh me të thon që ke hy në gjynah bab me do sene. Nuk je sjell mirë, nuk të kam edukuar me këto gjeste bab, me bo këto lojëna. Duhet me e përkrah njeriun, jo me e lëndu. Ke gabu shumë. Unë ta fal, ama pak keq. Pse s’je Fifi? Pse ke dal Fif prej Filloretës? Pse po e lëndon veten? Jeta nuk është me u lëndu. Me kon e keqe nuk e du. Jam aty ku jam dhe krenohem ku jam, po kam qejf me u krenu edhe me çikën teme. Ti je çika jeme, duhet me tregu vetveten. Prindi nuk don me kon ti e lëndume.

Fifi: Unë kam bo do sene e kam kërku falje, po ka qenë shumë vështirë mu përshtat bab. Kam me kon Filloreta, jo Fifi. Ama Filloreta jam e babit.

Babai: Mu nuk më ke kërku falje. Ti duhesh me më premtu që do jesh Filloreta jem. Ça po të mundon?

Fifi: Ta premtoj! E kam pas shumë vështirë.

Babai: Kam qejf me dal ti qysh je në të vërtetë. Ti je e mirë. Ti ke ç’ka jep si Filloreta. ‘Big Brother’ është vëllaun e madh e keni e ju duhet me lujt e me i pas krejt shokë.

Pasi u rikthye në shtëpi, Fifi u prit krahë hapur nga të gjithë banorët, por e para që e përqafoi ishte Semi, e cila edhe kur po i shihte nga ekrani, u përlot.

fifi semi jaupaj (2) fifi semi jaupaj (1) fifi, monika lubonja (3) fifi, monika lubonja (5) fifi granit cana (3) fifi, granit cana (1) fifi granit cana (9)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura