“Nuk je më në planet tona”, Telushi konfirmon largimin nga Partizani dhe zbulon takimin me drejtuesit

Aug 10, 2020 | 12:27
SHPËRNDAJE

Bruno Telushi i jep lamtumirën Partizanit pas dy vitesh. Futbollisti vlonjat reagoi në rrjetet sociale duke zbuluar se përgjigjen negative e ka marrë nga presidenti i Partizanit Olsi Rama dhe presidenti Gaz Demi.
bruno telushi
Në mesazhin e tij, Telushi shpreh zhgënjimin që nuk është vlerësuar moralisht për kontributin e dhënë te të kuqtë, ku ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe çelës i suksesit në kampionat sezonin e kaluar.29-vjeçari pritet t’i bashkohet Kukësit, teksa ka arritur akordin me verilindorët.
Mesazhi i Bruno Telushit

Dua te bej publike
Nga dita e sotme nuk do jem me pjese e projektit te Partizanit.
Sic e dini kontrata ime kishte perfunduar ne muajin….maj..
Gjate gjithe kesaj kohe kam pritur me padurim dhe me deshiren e madhe te jem pjese e Partizanit.
Dje me ne fund ne nje takim me drejtorin dhe me presidentin me tha se nuk jam ne planet per te ardhmen.
Qe nga dita e pare qe kam veshur fanellen e Partizanit dhe deri me sot kam qene besnik dhe jam stervitur dhe luajtur me te gjitha mundesit e mia per ate fanelle dhe per ato tifoze ?
Me keqardhje po largohem jo I vlersuar per ate qe une kam dhene ne fushe.
Po largohem si kampion?
Jam profesionist dhe do shikoje sfida te tjera.
Ne cdo ekip qe do shkoj do punoj me te njejtin perkushtim.
Dua te falendoroj shoket e ekipit.
Tranjeret me te cilet punava.
Tifozat e mrekullushem ?
Te gjithe dashamirsit e mi.
Me shume respekt

Bruno Telushi #ushtari #beses #17

bruno

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura