“Nuk jap siguri për ndeshjen me Laçin”, Sinan Idrizi: Unë nuk organizoj dot takimin, s’po gjej…

Sep 20, 2019 | 12:11
SHPËRNDAJE

Flamurtari-Laçi rrezikon dështimin. Alarmin e jep administratori Sinan Idrizi, i cili paralajmëron 4 ditë para se të luhet ndeshja se nuk po merr dot masat organizative për zhvillimin e saj. Ai saktëson se nuk po gjen dot 100 policë privatë për mbarëvajtjen e kësaj përballjeje, ku klubi vlonjat është pritës.

Idrizi-750x430

Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, numri një i klubit saktëson se në qytetin e Vlorës nuk i bën dot bashkë kaq stjuartë dhe zgjidhja e vetme do të ishte rikthimi i policisë në stadium. Nëse deri më tani këtë problem e ka zgjidhur nëpërmjet miqve dhe njohjeve, tani po has pengesa.

“Problemi më i madh është se ne nuk organizojmë dot më ndeshje në Vlorë, sepse unë nuk kam ku të gjej polici private. Ligji kërkon një numër të konsiderueshëm me uniforma të policisë private, por nuk të vjen njeri… Nuk po i gjejmë dot. Ndeshja e radhës luhet në Vlorë me Laçin, unë nuk mund ta organizoj. Nuk kam ku t’i gjej policët. Deri tani pata mirëkuptimin me këta miqtë e mi që kanë policitë private dhe na ndihmuan secili me 4-5 efektiva, tani nuk kam ku t’i gjej më. Nuk ka. Ligji thotë duhet që të jenë 100 efektivë. Ku t’i gjej unë?!” thotë fillimisht numri një i klubit të kuqezinjve

idrizi

NGËRÇI

Sinan Idrizi e quan katastrofë situatën me të cilën po haset. Ai thotë se ndodhet përballë një ngërçi, që s’po i jep dot zgjidhje. Policët privatë nuk e marrin dot përsipër zhvillimin e ndeshjeve me efektivët që kanë dhe sipas administratorit nxjerrin si justifikim heqjen e licencës. “Të gjithë këta kanë një problem dhe na thonë se nuk e marrin përsipër sepse u hiqet licenca. Pa anashkaluar problemin thelbësor që kemi ne, që mund të kemi dy, tre, apo pesë të meta, por kjo është një katastrofë”, u shpreh ai.

ERMAL SIKA

(INTERVISTËN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura