“Nuk janë qytetarë por vandalë”, deputeti i LSI-së – Ramës: Kërko falje për fyerjen, malësorët nuk…

Apr 1, 2018 | 14:14
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me gazetarët për protestën e djeshme në Kukës kundër tarifës së vendosur nga qeveria për “Rrugën e Kombit” i ka quajtur qytetarët të cilët morën pjesë si vandalë.

luan-rama-i-pergjigjet-rames

Pas deklaratave të tij ka reaguar edhe zëvendës kryetari  i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama.

Bë një postim në rrjetet sociale ai i drejtohet kryeministrit duke i thënë se malësorët nuk janë vandalë.

“Ata janë qytetarë të vendit ku je Kryeministër; janë me njëmijë halle që qeverisja jote jua ka bërë edhe mē të rënda e të padurueshme! Ndaj duhet t’ju kërkosh falje për etiketimet fyese që ke përdorur ndaj tyre!” shkruan Rama.

Postimi i plotë:

 

 

Malësorët nuk janë vandalë zoti Kryeministër!

 

Në vend të një analize realiste e gjakftohtë për protestën qytetare në rrugën e kombit dhe aktet e dhunës që e provokuan atë, Kryeministri i përfshirë prej paranojës e frikës, vazhdon të fyejë e provokojë banorët e Lumës, Hasit, Prizrenit e Malësisë së Gjakovës, duke i etiketuar ata malokë e vandalë!

E për më keq akoma, përpiqet t’i terrorizojë e kërcënojë, madje edhe në një ditë të shenjtë, duke shkelur mbi nje kod të lashtë sa vetë jeta, sepse në ditë të tilla as hasmi nuk preket!

Malësorët nuk janë vandalë zoti Kryeministër!

Ata janë qytetarë të vendit ku je Kryeministër; janë me njëmijë halle që qeverisja jote jua ka berë edhe mē të rënda e të padurueshme!

Ndaj duhet t’ju kërkosh falje për etiketimet fyese që ke përdorur ndaj tyre!

Duhet t’ju kërkosh falje për kercënimet dhe për klonin që kërkon të vesh për t’i ndarë kuksianët, tropojanët, hasjanët e kosovarët nga pjesa tjetër e atdheut!

Në të kundër e gjithë përgjegjësia është vetëm e jotja!

Se ata janë atje ku “flet Gjallica me dy Drinat, Luma gjithmon’ i ka dasht’ trimat”;

Se ata janë “bijt’ e Lumës që hiç s’kan’ dert, nga një luftë e bajn’ për vjet”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura