“Nuk jam unë ai i drogës sepse ai ka syze”- Ish-ministri i Drejtësisë ironizon kryebashkiakun e Bulqizës: Ti ketë ardhur shikimi para SPAK, apo…

Jan 24, 2020 | 13:19
SHPËRNDAJE

Lefter-Alla-kokainaIsh-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar kryebashkiakun e Bulqizës, Lefer Alla, i cili është thërritur në zyrat e SPAK për hetimin që ka nisur ndaj për përdorim kokaine.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manjani ka publikuar dhe fotot e Lefter Allës, i cili doli nga zyra e Prokurorisë Speciale Anti-korrupsion, pa syze.

Në postimin e tij ironik, Manjani shkruan se kryebashkiaku i cili është filmuar duke konsumuar kokainë, ka hequr syzet për të thënë se “nuk është ai i drogës sepse ai ka syze”.

“Shumë interesant! Zotëria paska qenë para SPAK dje pa syze… Ndoshta ka dashur të thotë që “sjam unë ai i drogës në video, sepse ai ka syze…”

Nëse Artan Hoxha ka të drejtë, lind pyetja: Ti ketë ardhur shikimi para SPAK, apo syzet i ka për përdorim të kufizuar?!”, thekson Manjani.

Lefter Alla-Kokain-lokali-thithja

Lefter Alla-SPAK-kokaina Manjani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura