“Nuk jam i kënaqur me lojën e ekipit”, flet Egbo: Partizani luajti shumë mirë, nuk na ndihmoi arbitri

Feb 28, 2020 | 21:45
SHPËRNDAJE

Tirana shkatërroi Partizanin në derbi ditën e sotme, teksa triumfoi me rezultatin 5-1, duke shkuar kështu në +9 nga të kuqtë.bandicam 2020-02-28 21-24-12-236

Pas përfundimit të ndeshjes, për mikrofonat e “Supersport” ka folur tekniku bardheblu, Emanuel Egbo, i cili pavarësisht se ekipi i tij fitoi u shpreh se skuadra nuk bëri një lojë shumë të bukur, duke komplimentuar edhe Partizanin për shpirtin e garës që tregoi.

“Sot më kënaqën shumë tre pikët që morëm. Pas golit të parë të pësuar i kam kërkuar lojtarëve të luajnë përpara pasi e nisëm shumë keq. E barazuam shpejt dhe kaluam në avantazh, pastaj kartoni i kuq ndryshoi gjithçka.

Si qëndroni aq i qetë?

Unë gjithmonë kam besim në zot, ai po na paguan të gjithëve. E rëndësishme është që çunat të japin 100% dhe jam i bindur se ai lart do të na shpërblejë, nëse japim maksimumin, ai do të na japë atë që meritojnë.

Pavarësisht se fituam, nuk jam shumë i kënaqur me lojën që bëmë. Luajtëm me Partizanin me një lojtar më shumë dhe në lojë ishim të barabartë, duhet të ndryshojmë për këtë. Të njëjtën gjë bëmë edhe me Teutën që ishte me të kuq.

Sa mundësi ka Tirana për titull dhe a e keni nxjerrë Partizanin jashtë luftës për titullin?

Nuk mendoj se e kemi nxjerrë Partizanin jashtë, janë edhe 12 ndeshje. Nuk duhet ta mendojmë këtë. Duhet ti marrim ndeshjet një nga një. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Tirana ka edhe 12 ndeshje të tjera, nëse vazhdojmë kështu atëherë jemi në rrugën e duhur.

Rivali kryesor Kukësi?

Edhe Partizani ka cilësi, bëri lojë të bukur pavarësisht se humbën sot. Me shpirtin e garës që treguan, tentuan të na hapin shumë probleme në fazën ofensive. Ata e njohin mirë kampionatin, ky kampionat është më i bukuri që kur kam ardhur në Shqipëri, nuk mund të thuash që një ekip është më i fortë janë të gjithë aty aty.

Rama thotë ndeshjen e vendosën arbitrat?

Atë mund ta bëjnë analistët, nuk flas unë për arbitrimin. Unë nuk pashë të na ndihmonin arbitrat, të dy penalltitë ishin. Edhe ne na kanë dëmtuar arbitrat, pasi edhe ata janë njerëz. Kur na kanë dëmtuar nuk jemi ankuar, sepse edhe ata janë njerëz mbi të gjithë. Unë kam parë që nuk na ndihmuan arbitrat, mendoj se ishin të gjitha të sakta.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura