‘Nuk jam hajdut’. I riu befason agjentët: Vodha karriget dhe tavolinat e lokalit për ilaçe, por në fillim hëngra bukë

Aug 6, 2022 | 14:02
SHPËRNDAJE

Gjithçka që konvertohet në para, për hajdutët është e lakmueshme. Por edhe gjithçka që konsumohet ku përfshihen jo vetëm ushqimet, por edhe produktet e luksit si duhani dhe pije.

33-850x450

Nga lakmia e hajdutëve nuk shpëtojnë as veshjet, që kryesisht janë ‘gjahu” i preferuar i grave hajdute, apo aparatet e telefonëve. Në një situatë vjedhjesh që nuk po njohin frenim, policia thotë se gjatë sezonit të verës ka shtuar patrullimet në kryeqytet, pasi qytetarët zhvendosen drejt bregdetit për pushimet vjetore.

Por një i ri që është identifikuar nga uniformat blu i ka lënë ata pa fjalë kur nga kqyrjet e kamerave të sigurisë u zbulua. Sipas një burimi zyrtar pranë drejtorisë vendore, I riu me inicialet X.LL , 26 vjeç pavarësisht arsyeve dhe recetave që rreshtoi përballë agjentëve të krimeve do të hetohet për akuzën e vjedhjes.

Ai akuzohet për vjedhje në dëm të një biznesmeneje, bën me dije policia. Denoncimi i të dëmtuarës u krye pranë policisë numër dy, pasi gruaja konstatoi se në barin e saj A.P ajo zbuloi se i kishin vjedhur tetë karrige dhe dy tavolina.

Gruaja bëri llogaritë e dëmit përpara policisë duke shtuar ; vlera e  mallit të vjedhur shkon 1500 euro, pasi edhe karriget edhe tavolinat i kam blerë në Selanik, Greqi dhe janë të shtrenjta. Si provë për ta bindur policinë gruaja u la mbi tavolinë faturat e sendeve të vjedhura. Mbasi ka kërkuar gjithandej për kamerat e sigurisë policia zbuloi hajdutin e identifikuar si shtetasi X.LL.

Policia thotë se e mori në pyetje të riun që pa shumë këmnëngulje u dorëzua dhe tregoi që karriget i kishte shitur. Në procesverbalë policia shkruan : nga kqyrja në dyqanin e shtetasit A.M u gjetën karriget dhe tavolinat që biznesmeni i dytë nuk i kishte shitur ende dhe u sekuestruan si provë materiale. I riu pranon se gjithçka e bëri nga nevoja, dhe se nuk ka vjedhur ndonjëherë në jetën e tij. Ai mohon përpara policisë të jetë hajdut.

‘Kisha nevojë urgjente për para pasi jam i sëmurë dhe më duhen ilaçet, por për t’i blerë më duhen para. Kalova pa zbardhur dita përpara lokalit dhe pashë karriget jashtë. Pa e menduar gjatë, vendosa t’i merrja e t’i shisja. Më duheshin lekët për t’u kuruar. Shkova gjeta një burrë me dum dum dhe ishte i moshës diku tej 50 vjeç. Ja pagova shërbimin dhe pastaj gjeta këtë tregtarin për t’ia shitur. M’i bleu për 70 mijë lekë të vjetra. Veprimi i parë që bëra ishte bleva ushqime pasi kishte 3 ditë pa ngrënë. Me të tjerat bleva ilaçe”

Hajduti ka saktësuar edhe sasinë e mallit të vjedhur.

“Dua ta korrigjoj zonjën, nuk ishin tetë karrige por shtatë karrige dhe dy tavolina. Kur i shita më pyeti ai djali – mos i ke të vjehdura të keqen vëllai. I thashë që jo, I thashë që kam lokal në qytetin tim të lindjes dhe që do ia sillja edhe të tjerat.”

Personi që i bleu kujton se megjithëse kapi okazion po priste edhe karriget e tjera dhe tavolinat e tjera. “Më la një numër telefoni, e mora mbi 20 herë dhe telefoni dilte i fikur. E ndjeva që diçka nuk shkonte deri ditën kur më erdhi policia në dyqan dhe aty e kuptova” dëshmon shtetasi ku i gjetën sendet e vjedhura./Burimi: GazetaSi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura