“Nuk jam aq budalla sa…”, Rama tregon frikën e ndërkombëtarëve: Sekëlldi mos çmendet grupi i partive jashtë. Ata që tregojnë gjoksin imagjinar të Mic Sokolit…

Jul 15, 2020 | 13:53
SHPËRNDAJE

Kreu i PS-së, Edi Rama ka theksuar se nuk ka të shkruar askund në detyrimet dhe kriteret që duhet të plotësojë vendi për integrimin, se duhet të ketë një marrëveshje për të kënaqur sic ka thënë ai “Lul Bashën”.

Duke iu referuar deklaratës së fundit të bërë nga ambasadori i BE-së Soreca, për paktin e 5 qershorit, Rama sqaroi se kusht është reforma zgjedhore si produkt, ndërkohë që marrëveshja është instrument për arritjen e reformës.

Pjesë nga fjala e Ramës

Nuk jam aq i zgjuar sa kolegët në presidencë, apo jashtëparlamentit, por nuk jam aq budalla sa të mos kuptoj se atë që shqiptarët e duan, PS nuk mund tua refuzojë, si të dalim ne refuzuesit e asaj që duan 80% e shqiptarëve e të marrim ne koston për diçka që nuk e kemi problem, më thoni ju mua ku hyn këtu perspektiva evropiane, përves se per mire.

E gjitha lidhet me frikën apo sekëlldinë, kujdesin e atyre që duan Shqipërinë semos cmendet grupi i partive që janë jashtë e bën atë që bëri e duke penguar miqtë e Shqipërisë të bëjnë atë që duhet.

Por për këtë jam unë e kjo shumicë përgjegjëse dhe jemi për të udhehequr jo për ti shkuar nga pas askuj, e për të marrë urdhra e ultimatume, të një grupi partish që janë në anën e kundërt të historisë.

Nje qeveri, pas 7 vjetësh në qeverisje ballafaqohet me të meta sesa pas një viti por këtë që shoh që populli të jetë më i mërzitur me opozitën se me qeverinë nuk e kam parë në asnjë vend, edhe ata më të mërzitur me ne, janë më të mërzitur me opozitën, këtë te pyesin veten ata që janë në opozitë, kurse ata qe tregojnë gjoksin, apo gjoksin imagjinar të mic sokolit, ate tja lënë të shkuarës.

Per paktin e 5 qershorit dhe kushtin e nderkombetave per integrimin

Unë nuk dua që ne të rrëzojmë atë marrëveshje edhe pse ajo mua nuk më pëlqen, por ky është proces ku unë i pari që flas për të tjerët dhe PS që ndërvepron duhet të japë shembullin, të marrin shembull nga ne, ne nuk na pëlqen, donim depolitizim të administratës zgjedhore,

Nuk ka askund të shkruar që Shqipëria ka kusht të bëjë marrëveshje me Bashën për konferencën ndërkombëtare, as që ka kusht të bëjë marrëveshje me partitë jashtëparlamenti. Shqipëria është shtet sovran që me vullnet të plotë dhe në funksion të ëndrrës së madhe dhe mbështetjes më të madhe në Ballkan nga populli i vet troket për të hyrë në BE, nuk është as Rama, as Basha, që e kanë vendosur këtë apo e zhvendosin këtë.

Shteti shqiptar ka detyrimin ti provojë BE se është në gjendej të përmbushë kriteret, dhe konkretisht këtu, më erdhi, edhe kjo e ma dha Taulanti, kjo e ambasadorit, reforma zgjedhore është kusht kyc pa të cilin nuk nis konferenca, patjetër, marrëveshja është thjesht një instrument, gjykimi bëhet mbi produktin jo kush u mërzit e kush u gëzua nga reforma, që duhet të jetë i gëzuar Luli, kush do e duartrokasë Murrizi, Rudina Hajdari, apo të tjerët që janë aty si rezultat i vendimit për të mos braktisur kuvendin dhe që votojnë për një ligj që lidhet me interesin politik të tyren, ku është interesi i tyre, që të duartrokasin marrëveshje që të thotë që votat do numërohen nga njerëzit e Bashës, Ramës e Kryemadhit larg qoftë.

Nëse ata do kishin kërkuar qiqra në hell, do bënim diskutim tjetër, kanë kërkuar diçka që u duhet thënë kredit i kanë popullarizuar listat e hapura, jo për ato që thuhen, se në fund kryetarët janë ata që firmosin listën e deputetëve,

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura