“Nuk ja dole dot…”, aktorët në zi për punonjësin e Teatrit Kombëtar

Feb 17, 2018 | 14:28
SHPËRNDAJE

Humb betejen me semundjen punonjesi i Teatrit Kombetar, Ermal Laze. Ermali ishte punonjes i Teatrit Kombëtar qe pësoi nje ishemi dhe perfundoi ne spital.

Por goditja ishte e forte dhe nuk ia doli dot, duke nderruar jete. Aktoret e artiste jane sot ne zi per humbjen e tij.

Nderkohe qe aktorja Ema Andrea ka lene kete shenim ne faqen e saj ne Facebook.

1

Aktorët dhe ministrja Kumbaro mesazhe prekëse për punonjësin e Teatrit: Të lutemi për të

Ermal Laze është një nga punonjësit e Teatrit Kombëtar, per te cilin shume persona qe e njohin, miq, kolege dhe artiste, po luten per shendetin e tij, pasi ai ka pësuar krejt papritur ishemi.

bde3dd2422d6dd874406c76606026bf5_L

“Ermali punonjes i Teatrit Kombëtar sot pësoi nje ishemi. Le të lutemi që ky njeri i mrekullueshëm të jetë përsëri mes nesh. Teatri të pret”, shkruan ne rrjetet sociale Arben Derhemi.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

“Ermali, një nga heronjtë e heshtur të passkenës së Teatrit Kombëtar, që pergatisin çdo gjë për skenen, aktorët dhe regjinë, po lufton me vdekjen, pas një hemorragjie cerebrale.
Nëse asnjëherë nuk i duartrokasim punetorët e skenës sot ftoj që të lutemi për të që jeta të triumfojë!
Mendojmë fort për ty Ermal Laze”, shkruan ministrja Kumbaro!

mirela ermali

a53fdeb2-a975-4f95-84a9-0951b15fc581

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura