“Nuk ishte e virgjër”/ Nga ndarja e dhimbshme me të dashurën te aventurat me femrat e tjera…

Oct 19, 2018 | 20:17
SHPËRNDAJE

Historia e dashurisë mes Princit Charles dhe Camilla Parker Bowles ka qenë e trazuar dhe sot, falë dokumentarit “The Royal House of Windsor’, realizuar nga Netflix, zbulohen detaje të reja të lidhjes së tyre.

Princi Princit Charles dhe Camilla Parker Bowles
Princi Charles dhe Camilla Parker Bowles

Fëmija i parë i Mbretëreshës Elisabetta, gjithnjë, e ka dashur Camilla-n e tij, edhe pse e dinte se nuk do të martohej asnjëherë me të: Dukesha e Cornovaglia-s kishte patur marrëdhënie në të kaluarën dhe, siç u tha në dokumentar, ajo ishte e papërshtatshme për të qëndruar me Charles-in, sepse konsiderohej jo më e virgjër.

1970
Princi Charles dhe Camilla Parker Bowles, foto e vitit 1970

Kur përfundoi historia e tyre, Carlo “ishte absolutisht zemërthyer” dhe në përpjekje për të harruar Camilla-n u bë “jashtëzakonisht rastësor me gratë”, thuhet në dokumentar.

Princi Charles dhe Diana
Princi Charles dhe Diana, 1981

Princi i Uellsit, i etur për të gjetur një grua, frekuentoi 20 gra në 10 vite. Pastaj u martua me Diana Spencer (Princesha Diana), por martesa përfundoi në vitin 1996. Në vitin 1995, Camilla u divorcua gjithashtu. Vetëm pas vdekjes tragjike të Dianës në vitin 1997, Camilla dhe Charles u bashkuan zyrtarisht, dhe pastaj u martuan me ceremoni civile në vitin 2005.

Camilla dhe Charles 1979
Camilla dhe Charles, 1979

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura