“Nuk ishin protestuesit”- Sokol Balla flet për 21 Janarin: Kush e hapi derën e Kryeministrisë?! Unë e kam parë me sytë e mi që…

Jan 21, 2021 | 21:52
SHPËRNDAJE

Gazetari Sokol Balla, i cili ishte dëshmitar i protestës së 21 Janarit, deklaroi se dera e Kryeministrisë nuk u hap nga protestuesit.

sokol balla

 

Në një rrëfim për ‘Real Story’ në ‘News24’ Balla tha se Aleks Nika ishte aktiv në protestë, ndërsa dy të vrarët e tjerë ishin vrarë në distancë larg Kryeministrisë.

SOKOL BALLA: Në minutat e fundit të asaj proteste… ajo nuk ishte më një protestë, praktikisht 4 protestuesit nuk janë vrarë kur ata po kryenin një aktivitet kundër forcave të rendit, nuk di nëse mund të klasifikoj Ziver Veizin e Hekuran Dedën… Hekuran Deda i ndjeri e përjashtoi veten me xhirimin që doli më pas që ai skishte shkuar fare për të marrë pjesë në protestë dhe me gjasë nuk ishte as mbështetës i Partisë Socialiste, Ziver Veizi të gjithë e kemi parë, është goditur në kurriz duke bërë një xhiro kurioze para Kryeministrisë, dy personat e tjerë që humbën jetën, sigurisht ishin njerëz aktiv në protestë, njëri prej tyre, Faik Myrtaj i cili thuhet se mori pjesë në djegien e palmës së famshme bri ministrisë dhe Aleks Nika ishte aktiv në protestë, ama të dy ata janë vrarë në distancë larg Kryeministrisë. Kështu që nuk mund të thuash që këta u vranë në momentet kur protesta po zhvillohej. Këta u vranë në momentet kur protesta po mbaronte. Besoj ishin 20, 30, 50 veta maksimumi që më tepër silleshin vërdallë dhe me shumë ngacmoheshin sesa përlesheshin me ta.

ERVIN DAJA: Unë isha pozicionuar jo pa qëllim tek ballkoni i kullave dhe siç e thashë edhe më sipër që eksperienca na tregon që ku ka protesta masive aty mund ta kontrollosh gjithçka me qetësi. Në momenti kur ra dera e kryeministrisë për mendimim tim instiktive e imja ishte se aty mund të ishte lajmi sepse njerëzit do tentonin të futeshin brenda ndërkohë që gjatë gjithë ditëve para protestës ishte thënë që nuk do lejohet asnjë të futet brenda dhe instiktive ishte që aty mund të ndodhte diçka. Aty po goditeshin me gurë filluan po qëlloheshin dhe instiktive e imja ishte që aty mund të ishte lajmi tek dera.

SOKOL BALLA: Por mendoj që gjithë enigmën e pucit të shtetit në atë aktin final të afrimit të kryeministrisë e sqaron vetëm një pyetje: Kush e hapi derën e gardhit mbrojtës të Kryeministrisë?! Sepse dera nuk është shembur, dera është hapur dhe unë e kam parë hapjen e derës me sytë e mi, nuk e kanë hapur protestuesit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura