“Nuk infektohen dhe nuk transmentojnë koronavirusin”- Zvicra lejon fëmijët të përqafojnë gjyshërit: I rëndësishëm për shëndetin e tyre mendor

Apr 29, 2020 | 15:10
SHPËRNDAJE

Autoritetet zvicerane fëmijët nën moshën 10 vjeç mund të përqafojnë gjyshërit e tyre. Shefi i sëmundjeve infektive të Ministrisë së Shëndetësisë, Daniel Koch tha se shkencëtarët kishin arritur në përfundimin se fëmijët e vegjël nuk e transmetojnë virusin.

Sidoqoftë, ai shtoi se takime të tilla duhet të jenë të shkurtra. Zvicra është një nga disa prej vendeve evropiane që ka filluar të lehtësojë masat e izolimit.

Këtë javë u lejuan të hapeshin kopshtet dhe parukeritë. Shkollat dhe dyqanet do lejohet të hapen brenda dy javëve.

Koch u shpreh në një konferencë se këshilla që fëmijët të mos takonin gjyshërit e tyre u dha në një kohë kur nuk kishte shumë informacione sesi transmetohej virusi.

“Fëmijët e vegjël nuk infektohet dhe nuk transmetojnë virusin,”- tha ai. “Ata thjesht nuk kanë receptorët për të kapur sëmundjen.”

Koch shtoi se pjesa më e madhe e gjyshërve jetojnë për të parë nipërit dhe mbesat e tyre dhe kjo është e rëndësishme për shëndetin e tyre mendor.

Ndërsa shtoi se fëmijët nuk përbëjnë rrezik për të gjyshërit por prindërit e tyre.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura