Nuk i përballonte dot çmimet në Londër? Ja arsyeja e shpërnguljes së Adele në SHBA

Oct 13, 2021 | 23:10
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Adele ka deklaruar së fundmi se jetesa në Londër për të ishte jashtëzakonisht e shtrenjtë dhe nuk mund ta përballonte dot. Artistja ka një pasuri prej 190 milion dollarësh, por mesa duket as këto nuk janë të mjaftueshme për të.

adele (3)

Adele tha për “British Vogue” se kostoja e pasurive të paluajtshme në Londër është arsyeja pse ajo u zhvendos në SHBA. Por, sipas raporteve, Los Anxhelos ka disa nga shtëpitë më të shtrenjta në Amerikë.

Megjithatë, Adele thotë se nuk mund të përballojë financiarisht asnjë shtëpi në Londër që të jetë e ngjashme me atë që ka blerë në Los Anxhelos. Ajo tha se tashmë ka investuar më shumë se 30 milionë dollarë në tri prona në pjesën e Hidden Valley të Beverly Hills.

adele (4)

Blerja e parë e Adele ishte një shtëpi prej 9.5 milionë dollarësh në vitin 2016. Në vitin 2019 ajo bleu shtëpinë tjetër pranë së parës për 10.65 milionë dollarë. Këtë vit ajo bleu edhe një tjetër po aty pranë, për 10 milionë dollarë.

Këngëtarja tha se përveç ndryshimit në çmimet e pasurive të paluajtshme, donte edhe të jetonte diku me “ajër të pastër, ku mund të shihte qiellin”.

adele (1)

adele (2) adele (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura