VIDEO / Dy gola si bomber race, shihni spektaklin e Armando Brojës në debutim

Aug 25, 2021 | 21:24
SHPËRNDAJE

Armando Broja e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij te skuadra e Sauthempton. Sulmuesi shqiptar ka shënuar që në minutat e parë të debutimit të tij me klubin e Premier Ligës ku është huazuar nga Çelsi.

broja 2

Në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Njuport, Broja ishte rreshtuar mes titullarëve nga trajneri Ralf Hasenhutl, për të treguar formën e tij dhe ai nuk ka zhgënjyer. Që në minutën e 9 të sfidës, sulmuesi ka tundur rrjetën duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në këtë sfidë. Ai tregoi nuhatje të mirë para portës pasi një gjuajtje e Redmond u ndal nga traversa  dhe ai ndoqi aksionin e shtyu në rrjetë topin që u kthye në lojë.

broja111

Në minutën e 57 erdhi edhe goli i dytë personal me një gjuajtje të fortë brenda zonës për sulmuesin shqiptar i cili bëri të qartë në këtë mënyrë se këtë fanellë titullari e kërkonte sepse e meritonte pasi është në formë të shkëlqyer, teksa çoi rezultatin e përkohshëm në 6-0 për skuadrën e tij.

Ndeshja përfundoi me shifrat 8-0 për Sauthempton, ndërsa Broja u zëvendësua në minutën e 65-të nga trajneri Hasenhutl.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura