“Nuk i ndaja dot”- Rama surpizon në Tiranë: Vendos Luljeta Bozon dhe Najada Çomon në vend të parë! Ja çfarë thotë Kryeministri

Mar 8, 2021 | 19:17
SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama ka prezantuar emrat e kandidateve për deputete të Partisë Socialiste, që zënë vendin e parë në listat e kësaj partie.

Në Tiranë, si në asnjë qark tjetër, Rama nuk ka mundur të ndajë dot zonjën Luljeta Bozo nga doktoreshë Najada Çomo, për t’i dhënë më pas vendin e parë.

Edi Rama: Këto fotografi nuk i ndaja dot. Nuk kemi mundësi të vëmë dy njerëz në vend të parë, kështu që në vend të parë faktikisht janë dy zonja të nderuara që i njeh gjithë Shqipëria dhe dy simbole të dy  momenteve shumë dramatike për Shqipërinë. Dy gra që kanë arritur ti përçojnë komunitetit një përmasë të prekshme përkujdesje dhe dashurie.

Natyrisht dy profesioniste shumë fantastike që do të jenë shumë të vyera për ne, por përtej këtij fakti jam krenar që PS në këto prurje të reja i jep mundësi pensionistëve të Shqipërisë që për herë të parë në historinë e pluralizmit të kenë deputeten e tyre në parlament, që gjyshërit dhe gjyshet për herë të parë të ndjehen të përfaqësuar nga kategoria e tyre shoqërore dhe për herë të parë të mos kenë thjeshtë të tjerë që flasin për ta, por një prej tyre që i përfaqëson ata. Është një mesazh i bindjes sime se nuk është mosha që sjell të renë gjithmonë.

Ka të reja dhe të rinj që mund të jenë 274 vjeç në mendje dhe ka të moshuar që janë 20 vjeçar në mendje siç është zonja Luljeta që i jam shumë mirënjohës për pranimin e kësaj ftesë, që tregon energjinë dhe pasionin për Shqipërinë. Se nuk ka asnjë arsye tjetër që një stërgjyshe të marrë rrugën e Kuvendit të Shqipërisë.

ps tirane

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura