Nuk i mbijetuan dot tragjedisë/ Pranë njëri-tjetrit e të përqafuar, nxirren të pajetë nga rrënojat tre fëmijët e familjes Lala dhe nëna e tyre

Nov 28, 2019 | 17:44
SHPËRNDAJE

Të përqafuar me njëri-tjetrin e duke shtrënguar në gjoks fëmijët e saj, trupi i pajetë i 31-vjeçares Marjeta Lala u gjet së bashku me tre fëmijët e saj poshtë rrënojave, në zonën  e ish-Kënetës në Durrës, duke e bërë edhe më të rëndë tragjedinë që ka goditur vendin tonë.

Sipas “Balkan web”, viktima janë tre fëmijë, dy prej të cilëve binjakë të quajtur Dionisi dhe Dionisa, djali Emilio 6 vjeç dhe nëna Marjeta 31 vjeçe.

durres-vijojne-kerkimet-ne-zonen-e-ish-kenetes

Me nxjerrjen e 4 trupave të pajetë nga rrënojat e banesës së familjes Lala në zonën e ish-Kënetës në Durrës, numri i viktimave nga kjo tragjedi shkon në 46. Ndërsa, raportohet se si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, janë lënduar mbi 790 persona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura