Nuk i mbarojnë hallet, Boris Johnson nuk paguan dot një dado për fëmijën. Miku i tij zbulon sa e ka pagën Kryeministri

Sep 19, 2020 | 20:44
SHPËRNDAJE

Divorci i tij i fundit dhe ambicia për t’u bërë kryeministër i Britanisë së madhe i ka kushtuar shumë se gjysma e të ardhurave, Boris Johnson. Tashmë i siguron mbështetje 4 fëmijëve të tij, ndonëse ka gjashtë.

boris johnson

Mediat e huaja shkruajnë se ai është një kryeministër i lodhur dhe melankolik, ndërsa një mik i tij pretendon se Boris Johnson, si kryeministrat e tjerë, nuk po merr shërbimet e duhura.

Ai thotë “Johnson nuk ka një roje shtëpie, ai ka vetëm një pastruese dhe ai shqetësohet nëse mund të përballojë koston e një dadoje. Ai jeton në apartamentin e tij në Downing Street, gjë që nuk është aspak e këndshme. Elysee ose Shtëpia e Bardhë nuk mund të krahasohen me të. Edhe për të dalë në kopsht, Boris dhe Carrie do të duhet të kalojnë nëpër zyrë.”

Si kryeministër, paga e tij tani është 150,000 “neto”, pasi prej saj zbriten “përfitime” të ndryshme, siç është përdorimi i zyrës së kryeministrit që tatohet dhe ushqimi që ai konsumon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura