“Nuk i intereson sa të vdekur ka nga koronavirusi”- Robert De Niro shpërthen në akuza të forta ndaj presidentit amerikan

May 13, 2020 | 17:50
SHPËRNDAJE

Robert De Niro ka shpërthyer në akuza të forta ndaj presidentit amerikan Donald Trump.

Në një intervistë për BBC, ai është shpreh se Trump nuk i intereson sa të vdekur ka nga COVID-19 ndërsa fliste për mënyrën sesi ai menaxhoi situatën e pandemisë.

“Trump dëshiron të rizgjidhet presidenti por nuk i interesojnë sa njerëz vdesin nga koronavirusi”– tha aktori.

SHBA raportohet se deri tani ka më shumë se 1.3 milion të raste me koronavirus dhe mbi 83.000 të vdekur.

De Niro u shpreh se mbështetësit e presidentit po gënjejnë veten duke besuar se Trump po kujdeset për ta.

“Ai nuk interesohet për ata njerëz dhe njerëzit për të cilët pretendon se interesohet ka më shumë përbuzje ndaj tyre,”- u shtoi legjenda e Hollywood.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura