Nuk i ftoi në festën e ditëlindjes së djalit, Visjani zbulon arsyen e mungesës së kolegëve të “Duplex”-it

SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë, Visjan Ukcenaj, festoi ditëlindjen e djalit. Në 1-vjetorin e tij, aktori i njohur kishte vendosur që të organizonte një festë, ku ftoi të afërm dhe disa kolegë.

visjani

Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, pamë që në mesin e të ftuarve ishin edhe dy aktorët binjakë, Donal dhe Romeo Veshaj. Por u vu re mungesa e kolegëve të “Duplex”.

Së fundmi, Visjani ka dhënë një intervistë për “Pasditja ime”, ku ka rrëfyer arsyen e mungesës së punës në 1-vjetorin e djalit.

visjan1

“Shiko kjo ka qenë ditëlindja e tim biri dhe kam ftuar vetëm individët që kanë ardhur shumë shpesh dhe kanë takuar djalin, që kanë ardhur dhe kur ka lindur çuni e kupton? Ndërkohë nuk ka të bëjë fare me marrëdhënien time me ta. Unë i kam shok prej vitesh, koleg, thjesht kam ftuar pak njerëz. Kryesisht kam ftuar dhe çifte që kanë fëmijë të vegjël që janë miq të afërt edhe familje. Ndoshta mund ta kisha bërë edhe më të madhe, por s’kisha as mundësi ta bëja më të madhe se po të ftosh njërin përshembull Egin me Anën dhe Cubi më kanë ardhur kur ka lindur çuni, kanë ardhur në spital, Egi ka ardhur edhe në shtëpi e kupton. Dhe po të ftoja vetëm këta do iu ngelte hatri këtyre të tjerëve”, u përgjigj Visjani duke shpjeguar arsyen e mungesës së stafit të punës në festë.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.