“Nuk i bëjmë dhurata njëri-tjetrit, pasioni ynë është…”/ Ndryshe nga çiftet e tjera, Olta Gixhari zbulon çfarë i pëlqen të bëjë së bashku me partnerin e saj

Aug 13, 2022 | 17:47
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Aktorja e njohur Olta Gixhari prej dy vitesh tashmë është shpërngulur në Spanjë ku po jeton me partnerin dhe djalin e tyre Amar.

Olta e ka treguar dhe më parë se arsyeja e zhvendosjes në Spanjë ishte partneri i saj të cilit identitetin nuk e ka zbuluar kurrë për publikun dhe pse është goxha aktive në rrjetet sociale dhe poston foto krahë tij.

Aktorja është shprehur më parë se nuk e ka pasur kurrë problem të dalë në publik me të por është ai i cili nuk ka dëshirë të shfaqet, ndërsa ka zbuluar vetëm emrin e tij, Dori.

“Unë emrin mund ta them por nuk është se më kanë pyetur njeri se si e ka emrin partneri im por zakonisht më kanë pyetur përse nuk e tregon fytyrën e tij. Partneri im quhet Dori, ai nuk është person publik dhe nuk ka dëshirë të jetë person publik. Unë  e nxjerr në foto me gjithë qejf, nuk kam asnjë problem por ai nuk dëshiron, kam përshtypjen që sa t’i dalë turpi për pak kohë”- tha Gixhari gjatë një interviste disa kohë më parë.

Gjatë sezonit të pushimeve, Olta rikthehet në vendlindjen e saj dhe së fundmi ishte e ftuar në “Pushime on Top”, ku foli për vendet e shumta që ka vizituar dhe duke e veçuar Spanjën si destinacionin e saj të preferuar.

”Unë dhe partneri im nuk jemi tipa dhuratash me pako me fjongo. Pasioni jonë janë udhëtimet dhe restorantet. Dhe dhuratat më të mira të njëri-tjetrit janë restorantet. Kam zbuluar restorantin më të mirë të mishit hajde shkojmë ta vizitojmë”, – u shpreh aktorja.

Olta ka rrëfyer dhe detaje që nuk i kishte thënë asnjëherë për partnerin e saj duke zbuluar mes të tjerash se janë njohur në Madrid dhe se fillimisht mendonte se ai nuk do lidhej kurrë me të.

“Jemi njohur në Madrid dhe puthjen e parë e dhamë në Romë. Lidhja jonë ka ardhur në mënyrë natyrale dhe unë madje mendoja se ai nuk do lidhej kurrë me mua. Është kursimtar nuk bën dhurata të shtrenjta Quhet Dori dhe është nga Tirana, profesionin nuk do e them. Nuk më thërret kurrë në emër. Nëse më thotë Olta ka diçka që nuk shkon. Vetëm dy herë e kam dëgjuar nga goja e tij emrin tim dhe se si jam ndjerë. Më ka vënë një nickname(epitet) me përkëdheli të padëgjuar ndonjëherë. Unë i thërras Dori. Nuk bëhet xheloz, unë nuk e di se si është xhelozia në një lidhje.”- rrëfeu Olta në “Wake Up” në Top Channel disa kohë më parë.

Mes të tjerash ajo foli edhe për Amari duke thënë se është një fëmijë indiferent dhe i lidhur më shumë me të atin se me të, ndonëse në pamje Olta tha se është një mix i të dyve. Ajo tha se ende nuk e di se kur do publikojë foto të plota të të voglit në rrjetet sociale pasi partneri nuk është shumë pro. Megjithatë Olta poston foto të shpeshta me të birin ndonëse duke ia fshehur portretin.

“Amar është mix i joni, është natyrë indifrente. Unë shkoj në shtëpi dhe hap krahët ta përqafoj, ai del jashtë. Unë iki atij nuk i bën fare përshtypje. Është tipi im, është fëmijë i pavarur. E kam futur në kopsht shumë të vogël mendoj se kjo e ka bërë të pavarur. Unë jam mami posesive por e kam të brendshme, arrij ta kontrolloj se e di që është gabim. Amari është më shumë i dhënë pas të atit sesa pas meje. Nuk e kuptoj pse. Nuk e kam publikuar në rrjetet sociale me portret dhe nuk e di kur do e publikoj. Nuk e kam problem por nuk do bashkëshorti. Është fëmijë shumë i bukur, jo se e kam bërë unë.”- zbuloi aktorja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura