“Nuk i bëj presion psikologjik njerëzve!”/ Kritikoi Sarën që puthi në buzë Pajtimin, Fifi sqarohet me çiftin: Dua të di ç’ndodh mes jush, sepse…

Nov 23, 2021 | 10:42
SHPËRNDAJE

Puthja në buzë e Sarës dhe e Pajtimit është shoqëruar me debate të njëpasnjëshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Por banorja që u revoltua më shumë ishte Fifi.

fifi, pajtimi, sara

Këngëtarja tha se e njeh prej më shumë se 11 vitesh Dj PM, prandaj nuk dëshiron që ai të mërzitet. Në momentin që artistja mësoi se dyshja kanë shkëmbyer puthje në buzë, ajo tha:

Ti e paske puthur. Me dukesh e pasigurt. Ty të erdhi motra për PM, të tha s’ka gjë. Qenke lunatike. Për mua është shumë e rëndë”.

sarah pajtimi (1)

Sara reagoi keq dhe nisi të qante para të gjithëve, sepse blogerja tha se kurrsesi nuk do të lidhej me dikë në shtëpi për hir të lojës. Kur banorët e tjerë mbështetën Sarën, me pretendimin se askush nuk mund të përzihej me jetën e saj private, Fifi nisi të fliste e irrituar teksa tha: “Ky problem ka dalë që kur kam hyrë këtu, që jam duke i bërë njerëzve presion psikologjik! Mos bëni hajgare!”.

Pas gjithë kësaj skeme, Fifi kërkoi të sqarohej me Sarën dhe Pajtimin. Por artisti tha se do të ishte më mirë që vajzat të flisnin vetëm, prandaj ai u largua.

sarah pajtimi (4)

Pjesë nga biseda:

Sara: Fif, isha shumë keq dhe nuk doja ta ktheja sikur ti e kishe personale me mua. U preka shumë kur më the se po të fyeja inteligjencën, ç’lidhje ka, maksimumi që mund të kem bërë unë është të kem gënjyer veten.

Fifi: Unë e njoh Pajtimin që 11 vjet. I jam hapur atij për Granitin dhe ai më është hapur për ty. Normal që du me dit se çka ndodh mes juve, nuk dua ta marr vesh në ‘Prime’. Unë e kam shok Pajtimin”.

Sara: E kuptoj po edhe të me thuash mua pse njëherë thua e do dhe pastaj e puth…

Fifi: Unë të kam pyet drejt e në sy.

Sara: Ashtu e ndjeva dhe e bëra. Të të kishte ndodhur ty me Granitin unë nuk do ngulmoja ta dija pse e bëre ti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura