“Nuk haja dhe bëja shumë ushtrime”, Taylor Swift rrëfen betejën me çrregullimet e të ngrënit: Si ishte gati të më binte të fikët në skenë

Jan 24, 2020 | 13:25
SHPËRNDAJE

Taylor Swift ka folur hapur për luftën e saj për të kapërcyer çrregullimin e të ngrënit në një dokumentar të ri për jetën e saj.

 

Në Miss Americana, që ishte premierë në Sundance Film Festival, ajo tha se fotografitë dhe komentet për pamjen e saj të jashtme i shkaktuan gjendjen.

Gjatë turneut të saj botëror në 2015, për shkak të mos ngrënies ajo mendoi se do t’i binte të fikët në mes ose në fund të performancës.

“Kjo ka ndodhur disa herë dhe nuk jam në asnjë mënyrë krenar për këtë,”– shtoi ajo.

Swift pranoi se luftoi me gjendjen për disa vjet.

Disa ditë ndalonte së ngrëni dhe në disa ditë të tjera mbante në listë gjithçka që kishte ngrënë dhe bënte shumë ushtrime.

Dhe kur njerëzit i thoshin që ishte dobësuar, Taylor e mbronte peshën e saj.

“Unë e mbroja ndaj kujtdo. I thosha: Për çfarë po flisni? Sigurisht që ha por bëj shumë ushtrime,”- rrëfeu këngëtarja në dokumentar.

Ndërsa më pas shtoi: “Në fakt bëja ushtrime shumë, por nuk kisha ngrënë asgjë.”

Swift shtjelloi origjinën e çrregullimit të saj të të ngrënit në një intervistë për revistën Variety që përkoi me premierën e Miss Americana.

“Mbaj mend, kur isha 18 vjeç, hera e parë që dilja në kopertinën e një reviste dhe titulli ishte si ‘Shtatzënë në moshën 18-vjeçare?”– tha Taylor.

Miss Americana vjen në Netflix në datën 31 janar.

        

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura