Nuk flisnin prej kohësh, Stresi thotë arsyen e vërtetë të ‘sherrit’ me Ledrin

Nov 11, 2019 | 15:00
SHPËRNDAJE

Ata dikur shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri tjetrit. Por marrëdhënia mes Stresit dhe Ledrit u prish dhe madje pati edhe ‘kunja’ nga të dy artistët.

Marrëdhëniet tashmë janë rregulluar dhe dy reperët e njohur janë miq përsëri. Por Stresi, në një intervistë për ‘Prive’ ka thënë arsyen e vërtetë se pse u prishën marrëdhëniet mes tyre. Dhe paska qenë thjesht një hatërmbetje mes tyre.

“Unë nuk e kam sharë Ledrin. Mes shokëve ka hatërmbetje por unë asnjëherë nuk i kam kaluar limitet. Kam karakter të fortë. Kemi raport shumë të mirë prej fillimit, janë divergjencat mirëpo jemi shumë mirë bashkë”, u shpreh Stresi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura