Nuk flisnin anglisht, gruaja fyerje raciste dy meshkujve në tren: Kur doni të bëni seks, e dini gjuhën (VIDEO)

Mar 29, 2015 | 12:45
SHPËRNDAJE

Kjo është femra qe duket se e dashuron me se shumti vendin dhe gjuhen e saj. Ne kete video, vajza qe eshte filmuar duke u thene fjale fyese raciste dy burrave në nje tren ne Londër, mbron me mish e me shpirt gjuhen e vendit te saj.

gruaja ne tren duke u bertitur dy burrave

“Ju mund të flisni vetëm gjuhën angleze, ndërsa jeni në trenin tim’, i hakerrehet ajo burrave.

Kjo eshte fraza e pare me te cilen vajza i drejtohet pasagjereve pasi i dëgjoi duke folur në një gjuhë të Evropës Lindore dhe i akuzoi ata se e përdorin gjuhën angleze vetëm kur duan për të ‘marrë diçka’.

“Ti e di anglishten kur do një punë. Ti e di anglishten kur do një banesë. Ti e di anglishten kur do të besh seks me dikë. Por, kur doni të provoni dhe të flisni për ne në tren, ju flisni në zhargonin tuaj”,- nenvizon e nervozuar vajza.

Njeri nga djemte ka thene me pas, citon “Daily Mail”: “Ishte një shok total, dëshmia e këtij abuzimi racist…Çdo njeri në tren ishte absolutisht i tronditur”.

Veshur me një xhaketë të zezë lëkure dhe pantallona të errëta, gruaja bjonde e cila u konfrontua me te dy meshkujt u ka thënë:

“Mos u ulni në trenin tim dhe te flisni per mua pas shpinës sime në zhargonin tuaj. Bejeni perballe meje. Unë nuk e di se çfarë jeni duke folur për shkak se jeni duke e bërë pas shpinës time”…. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura