“Nuk fiksova dot targën” Berisha publikon mesazhin: Ish-drejtori në kërkim Jaeld Çela lëviz lirshëm në Durrës

Apr 19, 2018 | 10:09
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një mesazh ku sipas tij ish-drejtori i Policisë së Vlorës tashmë në kërkim, Jaeld Çela është parë në Durrës.

Qytetari shkruan në mesazhin  e tij, që Çela ka qenë rreth orës tre të ditës së djeshme në Durrës dhe ka lëvizur me një fouristradë, dhe ka shkuar drejt Porto Romanos.

berisha

Postimi i plotë

Qytetari dixhital i informon:

Famozi Jaeld Çela leviz lirshem ne Durres!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirembrema z.Berisha!

Ju informojme se ne oren 14.40 minuta te dates 18.04.2018 shume i kerkuari Jaeld Çela(ish drejtor i policise vlore) eshte pare duke levizur me nje foristrade me ngjyre te bardhe nga Durresi ne drejtim te Porto Romanes! Ishte vete ne drejtimin e mjetit,dhe nga pas e shoqeronin dy makina me ngjyre te zeze. Nuk jane fiksuar targat per shkak te shpejtesise.

Ju lutem anonim! Me shume respekt.”

sali berisha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura