“Nuk është këmba ime në një këpucë për shkak të aritmetikës”, Rama tregon pse vendosi hapjen e listave: S’kam dëshirë të pikturohem më si njeriu që…

Jul 10, 2020 | 13:41
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama thotë se ka vendosur që të mbështesë nismën e deputetëve të opozitës së re, për të hapur listat në zgjedhjet e ardhshme sepse nuk ka dëshirë që të pikturohet si njeriu që do të kontrollojë gjithçka.

Më tej Rama u shpreh se “nuk është këmba ime në një këpucë sot për shkak aritmetikës, që na çon në konkluzionin që duhet të hapim listat, por bindja jonë sot se populli shqiptar në shumicë dërrmuese kërkon diçka, që ne duhet t’ja japim atë që kërkon”.

Kryeministri konfirmon edhe një herë se nuk beson se hapja e listave do ta transformojnë cilësisht Kuvendin, por “besoj që mundësia që qytetarët të kenë zgjedhje preferenciale në listën e deputetëve është absolutisht detyrim në këto kushte kur edhe vetë klasa politike konsiderohet rreth i mbyllur.”

A po e përdorni ju opozitën parlamentare

Rama: Unë nuk kam më shumë respekt për ata që janë jashtë, se ata që janë brenda. Opozita jashtë mund ti trajtojë si të dojë, në fakt për mungesë dinjiteti të vetes, se ata aty nuk i kam sjellë unë, i ka sjellë PD dhe LSI. Ata janë deputetë të Shqipërisë me legjitimitet, dhe me ata ne punojnë në Kuvend, jo me Bashën, e Kryemadhin e as me ata që janë jashtë. 

Nuk është këmba ime në një këpucë sot për shkak aritmetikës, që na çon në konkluzionin që duhet të hapim listat, por bindja jonë sot se populli shqiptar në shumicë dërrmuese kërkon diçka, që ne duhet t’ja japim atë që kërkon. Nuk kam dëshirë unë që të vazhdoj të pikturohem si njeriu që do të kontrollojë gjithçka, do listat e mbyllura se blla blla. Nuk besoj se këto lista do transformojnë cilësisht Kuvendin, por besoj që mundësia që qytetarët të kenë zgjedhje preferenciale në listën e deputetëve është absolutisht detyrim në këto kushte kur edhe vetë klasa politike konsiderohet rreth i mbyllur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura