Nuk është i njëjtë si sezonin e kaluar, ja sa e vlerëson tani Interi Shkrinjarin

Mar 24, 2020 | 13:54
SHPËRNDAJE

Milan Shkrinjar nuk i duket i njëjtë me atë të sezonit të kaluar, kur mbrojtësi ishte kthye në një shtyllë për skuadrën.skriniar.inter.2019.20.750x450

Sllovaku nën drejtimin e Spaletit ishte i pakalueshëm, por nuk ka treguar të njëjtën formë nën drejtimin e Kontes. Madje 25-vjeçari ka bërë edhe disa gabime këtë sezon që i kanë kushtuar Interit, si në ndeshjen me Juventusin apo Fiorentinën.

Megjithatë drejtuesit zikaltër vazhdojnë të besojnë te mbrojtësi dhe e vlerësojnë atë rreth 70 ose 80 milionë euro. Vetëm nëse vjen një ofertë e tillë, atëherë drejtuesit italian mund të pranonin ta largonin lojtarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura