“Nuk është fundi i botës”, trajneri i Hungarisë realist: E dinim që kundërshtari ishte i fortë, e dëshmoi

Sep 5, 2021 | 22:29
SHPËRNDAJE

Shqipëria arriti të marrë një fitore të madhe 1-0 përballë Hungarisë ku vendimtare ishte goli i sulmuesit Armando Broja që lëshoi një predhë në minutën e 87-të të takimit.

rosi hungaria

Pas ndeshjes, trajneri i Hungarisë Marko Rosi nuk u pa shumë i mërzitur duke karikuar lojtarët e tij për në sfidat në vazhdim:

“Ne e dinim që kundërshtari ishte i fortë, dhe ai e dëshmoi gjatë ndeshjes, kryesisht duke na shkaktuar probleme fizike. Kur mbanim topin dhe nuk nxitonim, kishim mundësi, por për fat të keq jo të mjaftueshme.

Ky dështim nuk është fundi i botës, pasi kemi edhe pesë ndeshje para, shpresoj shumë që të kemi fat. Ne u përpoqëm mes shumë probleme para takimit, vlen për të përmendur humbjen e kapitenit të skuadrës Adam Szalai. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për të kërkuar justifikime, unë do të vazhdoj të marr përgjegjësinë për të gjitha vendimet e mia, si dhe për këtë ndeshje.

Këto dy humbje janë alarmante, por ëndrra ime nuk ka përfunduar ende. Ne të gjithë po punojmë për të përfunduar me sukses sfidat dhe detyrat e mbetura”, u shpreh Rosi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura