“Nuk është e vërtetë, fotoja është montazh”, Deputetja e PD-së përgënjeshtron ministren e Arsimit: Ja video faktike, shikoni zhvillimin e mësimit në lokal dasmash

Oct 13, 2021 | 15:46
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka postuar në facebook një video të nxënësve të fshatit Babicë në Vlorë, të cilët shihen teksa zhvillojnë orën e mësimit në ambientet e një lokali dasmash.

Ky reagim i deputetes Zhupa vjen pas debateve në Komisionin e Edukimit, ku ministrja Kushi i cilësoi si montazh fotot ku paraqiteshin nxënësit duke zhvilluar mësim në lokal.

Zhupa thekson se mohimi i bërë prej ministres në komision, si dhe ulëritja e drejtuesit të seancës Petro Koçi, kanë si qëllim intimidimin e opozitës, pasi kryerja e mësimit në ambientet e një lokali dasmash është një fakt siç shihet dhe në video.

“Mësimi në lokal dasmash nuk është montazh. Është fytyra e qeverisë së Ramës me shkollat dhe arsimin në vend.

Ministrja e mohon, Petro ulëret si kapter për ta mbrojtur dhe mendon si mund të intimidoj opozitën!

Ja video faktike e mësimit në lokal në Babice të Vlorës që Ministrja e Arsimit e mohoi ne komision kur unë ja solla si fakt.

Nuk japin zgjidhje por ofrojnë genjeshtra!”, shkruan deputetja Zhupa në facebook.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura