“Nuk është e drejtë të gjuash me dajak dhe antitank opozitën”, Deputeti i PD flet për “rebelët” brenda selisë blu: Partia ka disiplinë! Duhet t’i nënshtrohen vullnetit të…

Oct 21, 2021 | 14:55
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, përmes një interviste të dhënë për rubrikën “Opinion” në News 24, foli rreth zhvillimeve të brendshme në Partinë Demokratike.

dashnor sula

Sula, pa përmendur emra u ndal dhe tek rebelët brenda selisë blu, ku theksoi se dy-tre prej tyre kanë dezinformuar publikun në lidhje me diskutimet e brendshme, me qëllim marrjen e protagonizmit.

Sipas tij një parti politike ka rregulla dhe disiplinë dhe individët përbërës të saj duhet t’i nënshtrohen vullnetit të shumicës.

“Qëllimi i PD-së nuk është ky. Nuk dua të përmend emra, por dy tre deputetë që mund të jenë aty, në shumicën e rasteve kanë dezinformuar debatin që ka ndodhur aty për të marrë protagonizëm.

Një parti duhet të ketë rregullat dhe disiplinën e saj dhe t’i nështrohet vendimit të shumicës. Pasi të vazhdosh ta gjuash me gurë, dajak dhe antitank opozitën kur ajo është në opozitë, kjo nuk është e drejtë.  Po të ishim në rrethana të tjera, se i kam parë dhe deputetët rebelë sot, po të ishim në mazhorancë nuk do të vepronin kështu”, tha Sula.

Pyetjes së gazetares, nëse “Foltores” së Berishës i janë shtuar mbështetësit nga radhët e grupit parlamentar kohët e fundit, Sula iu përgjigj duke thënë se Basha është kryetari legjitim i Partisë Demokratike i zgjedhur me 84% të votave të anëtarësisë.

“Është shumë e rëndësishme debati në një forcë politike. Partia Socialiste është e vdekur për sa i përket debatit. Më vjen keq të them që 3 ditë pasi ne kemi depozituar amandamentet për ndryshimet kushtetuese, përveç Zotit Rama dhe Balla, nuk ka asnjë deputet që mund të jap qoftë edhe një mendimin e tij.

Mund të ketë edhe persona që mund ta kundërshtojnë Zotin Basha. Por unë do tu thosha që Zoti Basha është kryetari legjitim i Partisë Demokratike i zgjedhur me votim 1 anëtarë një votë, ku dhe ka marrë 83-84% të votave të anëtarësisë.

Detyra e Zotit Basha është udhëheqë opozitën drejt sfidave në përballjen me regjimin e Edi Ramës. Unë nuk e teproj ta them se nëse Zoti Basha do të jetë vetvetja dhe do ta ketë tërësisht fuqinë në dorë për të drejtuar Partinë Demokratike do të ketë një rrugë të suksesshme. Nëse Basha do të thyhet apo aksionit nuk do ti shkojë deri në fund, kjo do të përbëjë një problem. Po shoh një ndryshim rrënjësor të sjelljes politike të Zotit Basha, në qëndrimin e Zotit Basha dhe në marrëdhënien e Zotit Basha me grupin parlamentar dhe me strukturat e partisë. Uroj që ky qëndrim të mos jetë një qëndrim i momentit nga ujërat e turbullta që janë aktualisht në PD, por kam binden se Basha do të bëjë mirë punën si kryetar i PD-së. Do të thosha pa e tepruar se do të jetë vetja e tij në këto katër vitet e ardhshme në drejtimin e Partisë Demokratike”, tha Sula.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura