“Nuk është e denjë për moderim”- Xhensila Pere “sulmon” Alesia Bamin: Është prezantuesja më kot

May 22, 2020 | 11:40
SHPËRNDAJE

Xhensila Pere është shprehur se prezantuesja më kot në televizionet shqiptare është ish-velina Alesia Bami.

Ajo shprehet se Alesia ëhstë shumë e bukur, por nuk është e denjë për prezantuese.

Ndërsa shprehet se duket sikur është në kafe dhe jo në moderim.

“Për mendimin tim janë formatet e gabuara. Alesia Bami është kaq e bukur, unë e kam pasur edhe tek Missi. Ëhstë kaq e mirë, por në vendin e saj duhet të kishte qenë dikush shumë herë më i aftë. Më duket sikur është në një kafe. Është shumë e bukur, por për aty nuk më duket dhe aq e denjë,”- tha Xhensila, e ftuar në emisionin “Mes yjesh”.

Ndërsa u shpreh se të gjithë personazhet shqiptarë të showbizz janë fake.

Xhensila theksoi se fallciteti më i madh ekziton në Instagram ku këto personazhe reklamojnë anën “modane” të jetës së tyre dhe jo realitetin.

“Ti mendon se ka një personazh real në showbizz? Nëse ka një fallcitet të pamasë është pikërisht Instagram që na ka marrë në qafë rë gjithë. Përsa kohë që dikush nga ne, përfshirë edhe veten nuk del e thotë o vëlla po qaj, nuk më ka ecur kjo ditë, më la i dashuri, dola keq në biznes dhe tregon që vetëm ha, pi, dal e bëj jetë mondane pothuajse të gjithë,”- shtoi Xhensila.

/Panoramaplus.al

        

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura