“Nuk është e denjë për moderim”, Alesia Bami i përgjigjet ‘sulmit’ të Xhensila Pere-s: Gjithsecili është aty ku e meriton. E falënderoj që…

May 24, 2020 | 21:44
SHPËRNDAJE

Para pak ditësh Xhensila Pere e vendosur perballe pyetjes se cila eshte prezantuesja me koti ne vend nuk hezitoi aspak te pergjigjej, por plot bindje u shpreh Alesia Bami. 

xhensila pere alesia bami

Mesa duket kjo deklaratë e Xhensilës nuk është pritur mirë nga ish-velina, Alesia dhe sot ajo ka reaguar tek “E Diella Proces”.

Me ironi, ajo tha se e falenderonte Xhensilen që ia përmendi emrin, se kishte disa orë pa dalë në portale. Ndërkohë që u shpreh se çdokush është aty ku e meriton të jetë.

“Unë realisht mendoj, që gjithsecili është aty ku e meriton. Unë kam vendin tim ajo të sajën. Më bëhet shumë qejfi dhe e falenderoj atë vajzën, për faktin sepse kisha 24 orë pa dalë në portal dhe më doli prap. Deri në momentin që emri im i shërben jam shumë e lumtur”, tha ish-velina.

Me heret Xhensila Pere tha se Alesia është shumë e bukur, por nuk është e denjë për prezantuese, pasi duket sikur është në kafe dhe jo në moderim.

“Për mendimin tim janë formatet e gabuara. Alesia Bami është kaq e bukur, unë e kam pasur edhe tek Missi. Ëhstë kaq e mirë, por në vendin e saj duhet të kishte qenë dikush shumë herë më i aftë. Më duket sikur është në një kafe. Është shumë e bukur, por për aty nuk më duket dhe aq e denjë,”- tha Xhensila, e ftuar në emisionin “Mes yjesh”.

alesia-bami3 alesia-bami-1-1 alesia bami2 alesia bami1 alesia bami 4 alesia bami alesia bami2 alesia bami3 alesia bami4 alesia bami1 alesia bami5 alesia bami6 Alesia-bami alesia bami2 Alesia-bami13e alesia bami1 Alesia-bami13e2

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura