“Nuk e trashëgoi biznesin por e ndërtoi vetë”- Kylie Jenner për të dytin vit radhazi shpallet miliarderja më e vogël në botë: Ajo vlen …

Apr 8, 2020 | 16:10
SHPËRNDAJE

Forbes publikoi sot listën e miliarderëve botërorë. Dhe Kylie Jenner për të dytin vit rradhazi është shpallur miliarderja më e vogël në botë që ka krijuar vetë pasurinë.

22 vjeçarja në vitin 2019 ia kaloi Marc Zuckerberg të Facebook, si miliarderja më e re në botë. Mark ishte 23 vjeç kur u fut në listën e miliarderëve në vitin 2005.

Ndërsa Kylie u fut për herë të parë në listën e miliarderëve në mars 2019. Ndërsa në nëntor të vitit të kaluar ajo i shiti 51% të markës së saj të kozmetikës Kylie Cosmetics për 600 milionë dollarë markës Coty Inc.

Marrëveshja u mbyll në janar dhe kjo do të thotë se biznesi i saj vlerësohet të jetë 1.2 miliardë dollarë.

Ajo zotëron vetëm 49% të aksioneve.

“Kylie Jenner mbetet miliarderja më e vogël në planet që e ka bërë vetë pasurinë. Po më e vogla, (ajo është 22 vjeç). Po, e ka bërë vetë (pavarësisht ndihmës nga familja e saj e famshme, nuk e trashëgoi biznesin por e ndërtoi vetë. Po miliardere (ajo vlen 1 miliardë dollarë)”- shkroi Forbes duke iu përgjigjur kritikëve që hedhin poshtë faktin se Kylie e ndërtoi vetë pasurinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura