“Nuk e prisja të më gjuaje kështu”, Anxhela Peristeri ja thotë “troç” Çanit: Je bërë shumë…

Jun 1, 2018 | 22:22
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Zonë e lirë”.

Teksa ishte duke biseduar me Çanin për videoklipin e saj të ri, Anxhela papritur i ka bërë një kompliment gazetarit të njohur, që e ka çuditur edhe vet këtë të fundit. “Je bërë shumë i bukur sot”, i ka thënë Anxhela Çanit, ndërsa moderatori ia ka kthyer “Po unë jam thinjur…

Anxhela

Nuk e prisja të më gjuaje kështu në studio”, është shprehur ai, duke treguar habi. “Tani çfarë duhet të bëj unë, të ngrihem të të puth sipas traditës?”, ia ka kthyer Çani.

“Jo jo s’është nevoja, më ke puthur 7 herë në faqe deri tani”, ia ktheu duke qeshur Anxhela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura