“Nuk e prisja, më shiti për 3.99 euro!”- Pas “të vërtetës” së Tea Trifonit për ndarjen, reagon Beart Rexhepi! Ja çfarë paralajmëron ish-konkurrenti i “Për’puthen”

Apr 6, 2021 | 11:49
SHPËRNDAJE

Javën e kaluar, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, postoi në llogarinë e saj në Instagram një foto me autoren e programit, Olsa Muhametin, duke i bërë të gjithë të dyshonin për kthimin e saj në këtë reality show.

tea trifoni beart rexhepi (4)

Ndarja nga Beart Rexhepi bëri bujë në media pak ditë më parë. Dhe në puntatën e djeshme, u zbulua që Tea do të fliste pikërisht për arsyen pse u nda nga Rexhepi.

tea trifoni beart rexhepi (7)

Në platformën e re me pagesë të aplikacionit “Për’puthen”, aktivizimi i të cilit bëhet kundrejt një pagese prej 3.99 eurove, ajo rrëfeu versionin e saj të ndarjes nga ish-konkurrenti.

tea trifoni beart rexhepi (6)

Mirëpo, “e vërteta” e Teas duket se nuk përputhet me “të vërtetën” e Beartit, prandaj ky i fundit ka reaguar në rrjete sociale dhe është shprehur mjaft i zhgënjyer që ajo e shiti për 3.99 euro.

beart

Sapo e dëgjova rrëfimin ekskluziv të Tea Trifonit. Nuk e prisja që më shiti për 3.99 euro. Por meqënëse pati dëshirë ta bënte publike, çdo histori ka dy anë. Faji gjithmonë mbetet jetim. Tashmë as unë nuk do të qëndroj më i heshtur.

Nuk i dua dramat dhe nuk i dua njerëzit të hynë në privatësinë time. Për këtë arsye kam qëndruar i heshtur jo se nuk di e skam çka me fol. Meqenëse Tea luan kartën e viktimës përsëri edhe me mua. Tani është rradha ime të flas se nuk është ashtu.

Se më ke akuzuar për gjëra që s’janë aspak të vogla publikisht. Nuk po më lë zgjidhje tjetër dhe unë sigurisht do ta mbroj veten”, shkroi Bearti.

tea trifoni beart rexhepi (3)

Ai ishte i pari i cili reagoi për ndarjen nga Tea, duke e konfirmuar atë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura