“Nuk e prisja që…”/ Bora Zemani tregon për herë të parë emocinet që përjetoi pas puthjes në buzë me Donald Veshaj

Oct 25, 2021 | 21:59
SHPËRNDAJE

Takimi i Bora Zemanit dhe Donald Veshaj në shtëpinë e “Big Brother VIP” pas pesë muaj të ndarë, bëri xhiron e rrjetit. Ish-çifti jo vetëm që pranuan të takohen, por shkëmbyen edhe një puthje në buzë para të gjithë shqiptarëve, duke nënkuptuar se janë ende të dashuruar me njëri-tjetrin, pavarësisht mosmarrëveshjeve mes tyre.

bora donald

Para se të largohej, Bora i tha aktorit se kjo histori nk mbyllet kështu, sepse kanë shumë gjëra për të diskutuar pasi të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ndërkohë, ditën e sotme, moderatorja ka terguar gjatë “Për’puthen” se si është ndjerë pas atij momenti.

BORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (1)

“Ishin shumë emocione të bukura realisht. Ka qenë fundi i javës shumë emocionues, ajo dalja në ‘Big Brother’, ku u përcollën mesazhe të forta dashurie e nuk është e rëndësishme që këto mesazhe të jenë vetëm për partnerin, por dhe për shoqen e ngushtë.

Në fakt, megjithëse u bë historia publike, po ndaj diçka tjetër. Mua nuk mu mbyll e premtja aty. Gjatë bisedës me Semin përmendëm shoqen tonë tjetër të ngushtë, Aulona, e cila po priste bebin të vinte gjatë kësaj jave. Nga emocionet e forta i filluan dhimbjet e lindjes që atë natë dhe po atë mbrëmje lindi. Kshtu që ishte gjë e bukur për të gjithë ne.

Kam shumë pikëpyetje vetë Arjan. Deri diku e prisja që do ngacmohesha dhe për këtë pjesë, por që do shkonte deri në atë pikë nuk e prisja. Mos më vër në siklet se nuk i kam shumë përgjigje akoma”,- tha Bora Zemani.

bora zemani donald veshaj

Donaldi ka treguar se është shumë i turbullt dhe nuk e di nëse do të rikthehet me Borën, por ka deklaruar gjithasht se moderatorja është “femra që ka dashur më shumë gjithë jetën.

bora zemani donald veshaj (3) bora zemani donald veshaj (1) bora zemani donald veshaj (13) bora zemani donald veshaj (14)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura