Nuk e pranuan, Erik Lloshi nxjerr të fshehtat e Festivalit të RTSH-së

Nov 8, 2019 | 12:41
SHPËRNDAJE

 Pak ditë më parë u bë e ditur se këngëtari shumë i dashur për publikun, Erik Lloshi nuk është pranuar të bëhet pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH. “Newsbomb.al” bëri të ditur se kënga e Erikut është refuzuar të bëhet pjesë e listës së këngëve të tjera pjesëmarrëse.

 I ftuar së fundmi në emisionin “Semafor” në RTSH, Eriku u shpreh se ky është një vendim i padrejtë dhe zbuloi se në festival ka kompozitorë të huaj, gjë që nuk është e lejueshme.

“Isha me tekst dhe muzikë të shkruajtur nga vetë unë. Me atë informacion që kam, ka kompozitorë të huaj gjë që nuk është e lejueshme dhe më vjen shumë keq për këtë pjesë. Ka kompozitorë që nuk kanë kombësi shqiptare. Unë do vazhdoj ta them që është e padrejtë”, u shpreh Eriku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura