“Nuk e përballoj dot një President qesharak”, Rama ultimatum Metës: I japim kohë ta bluaj…

Nov 6, 2018 | 10:40
SHPËRNDAJE

Edi-Rama-Parlament-Sander-Lleshi7Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Parlament ka paralajmëruar Presidentin, Ilir Meta, se do të ketë ende kohë për të dekretuar Sandër Lleshin si ministrin e ri të Brendshëm, edhe pse afati ligjor ka skaduar.

Rama u shpreh se të njëjtën rrugë që ndoqi Meta me dekretimin pas një vitit të kreut të SHISH, Helidon Bendo, do duhet ta bëj edhe për kandidaturën ministrin e ri të Brendshëm.

“Përmes një gazetari në një klub mbrëmë paska hedhur dorashkën, mos qoftë ajo që unë ende nuk e besoj që ma kanë dëgjuar veshët në takimin me të, madje pranoj që të kem probleme me veshët sesa të pranojë atë që më ka thënë vetë ai dhe të na rrëfejë me dyer të mbyllura a të hapura a me ne a gjysmën e familjes sonë politike në Kuvend, gjithçka që e ka mbajtur përmenda me shumë gjasë pa arritur dot në sy, por mos qoftë ajo që ma ka thënë mua.

Edi-Rama-Parlament-Sander-Lleshi3

Gjithçka e pranoj, por një president qesharak nuk e përballoj dot. Koha më ka mësuar që të mos e them fjalën e fundit të parën, sot të votojmë shkarkimin e Xhafës, që e falënderoj për bashkëpunimin më pas votojmë në qeveri ministri e Brendshëm, si zv.ministër, që e refuzoi Presidenti, dhe do ti japim Presidentit kohë që ta bluajë këtë çështje dhe të punojë për të krijuar bindje të plotë por edhe vetes”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura